Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ngjela: Rama dhe Berisha po rikrijojnë Vorio-Epirin, Majko i vetmi që e ka dashur Shqipërinë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ngjela: Rama dhe Berisha po rikrijojnë Vorio-Epirin, Majko i vetmi që e ka dashur Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela tha sot se Rama dhe Berisha nëpërmjet varreve fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela deklaroi se kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit Rama, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Avokati thekson se shqiptarët nuk e kanë sot një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

Ngjela i bën lavde Pandeli Majkos duke thënë se është i vetmi kryeministër i cili është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan.  Ai thotë se Ngjela është i vetmi që diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.

Avokati thotë se integrimi i Shqipërisë dhe dalja nga gjendja e të përulurit nga çdo fqinj po pengohet nga dy kryeministra fantazmë, Sali Berisha dhe Edi Rama të cilët pranojnë çdo gjë vetëm të jenë në pushtet.

 

Postimi i plotë i Sparta Ngjelës

Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë.

l.
Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.

Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Jania e deri në Prevezë në favor të Greqisë.

Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por Tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.

Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e 
Shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiotaro- amerikanë.

Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.

Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

ll.
Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy. 
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko. 
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.

Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.

lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë. 
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.

Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlini.

Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.

Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.

Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.

Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.

Tags: BerishadashurI vetmiMajkoNgjelaramarikrijojnëShqipërinëVorio-Epirin

TË LIDHURA

Nën akuzë për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën
Aktualitet

Nën akuzë për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën

13:51 | 24/09/2025
PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton/ Si bëhet ndarja në komisionet parlamentare
Aktualitet

PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton/ Si bëhet ndarja në komisionet parlamentare

12:08 | 24/09/2025
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë
Aktualitet

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë

12:06 | 24/09/2025
Next Post
Ish-spiunë e të dënuar në KLGJ dhe KLP/Gjonçaj fshehu të dhënat? Flet sekretari i Ruçit

Ish-spiunë e të dënuar në KLGJ dhe KLP/Gjonçaj fshehu të dhënat? Flet sekretari i Ruçit

Shqiptarët në azil, irakianët dhe afganët “pushtojnë” Shqipërinë

Shqiptarët në azil, irakianët dhe afganët “pushtojnë” Shqipërinë

Liga e Kombeve/Mavraj, Hysaj dhe Sadiku: Kemi eksperiencë, dalim të parët

Liga e Kombeve/Mavraj, Hysaj dhe Sadiku: Kemi eksperiencë, dalim të parët

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri
Kosovo

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli vijën e kuqe! Reagon kryeministri

by mirseda
13:55 | 24/09/2025
0

SHBA shpjegon arsyet e vendimit për ndërprerje të dialogut strategjik me Kosovën. Vendimi pasoi veprimet që “kanë...

Nën akuzë për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën

Nën akuzë për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën

13:51 | 24/09/2025
Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson defekt me GPS-in gjatë fluturimit mbi Kaliningrad

Tjetër incident ajror i lidhur me Rusinë, avioni i ministres spanjolle pëson defekt me GPS-in gjatë fluturimit mbi Kaliningrad

13:02 | 24/09/2025
PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton/ Si bëhet ndarja në komisionet parlamentare

PS-PD dërgojnë emrat e deputetëve, Kuvendi i miraton/ Si bëhet ndarja në komisionet parlamentare

12:08 | 24/09/2025
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori 50-vjeçar në Bulqizë

12:06 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com