Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ngjela paralajmëron goditje në nivele të larta

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Vendit i duhen gjyqtarë ndërkombëtarë, ja kush do të penalizohen të parët…”

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend, do të vihet drejtësia. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i sigurt që kjo strukturë do ta çojë deri në fund misionin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta. Në analizën e tij në Facebook, Ngjela shkruan se Rama është ‘kërcënuar’ në Gjermani për fillimin funksional të SPAK-ut.

Ndodhur në këto kushte, sipas tij, Rama ka dashur sërish të fillojë lojën me Bashën për një marrëveshje, për të krijuar zvarritje në lidhje me fillimin operacional të SPAK-ut. Ai shton më tej se tentativa e të dyve për të bllokuar SPAK-un me një marrëveshje dypalëshe, dhe me një ndarje pushteti dypalësh është e dështuar. Ngjela është i mendimit se nuk e lejon së pari politika amerikane, por edhe ajo gjermane.

Statusi

Tani kuptohet qartë: Rama është sulmuar në Gjermani me fakte dhe me një kërkesë ultimative: “duam të shohim fillimin funksional të SPAK-ut; dhe përfundimin e reformës zgjedhore” – kjo ka qenë kërkesa gjermane, me theksimin: Sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk duam zvarritje!
Ç’tregon kjo?

l.
Rama, siç duket ka dashur sërish të fillojë lojën me Bashën, gjoja për një marrëveshje, për të krijuar zvarritje në lidhje me fillimin operacional të SPAK-ut, por në Gjermani pamë që atij iu bë një kërcënim diplomatik, por gjithsesi kërcënim. Kjo na jep të kuptuar se edhe një tjetër kërcënim duhet t’i vijë Ramës nga Uashingtoni në lidhje me SPAK-un. Dhe duhet të jetë shumë i drejtpërdrejtë, sepse është kapur loja që ai kërkon të bëjë me Bashën. Po, ku lidhet interesi i përbashkët Rama-Basha? Është politikë e nivelit fëminor ajo që e lidh Ramën me Bashën.

Rama e di që pa Bashën dhe Saliun përballë, duhet të largohet se nuk fiton dot. Një lider i djathtë i pakorruptuar i Partisë Demokratike, e rrëzon Ramën në tre apo katër muaj. Këtë di Rama. Por, tani ka dhe frikën se mos këtë lëvizje e bën Saliu dhe heq Bashën. Prandaj dhe është hedhur në sulm drejt Bashës. Por edhe për SPAK-un është e njëjta gjë: Rama nuk ka shumë frikë për vete, por për Saliun dhe për Bashën, të cilët janë të kapur. I ndodh e njëjta gjë: pas likuidimit të Bashës dhe Saliut nga SPAK-u, Rama rrëzohet brenda katër muajve. Kjo është loja politike e një kaqoli si Rama, që nuk kupton dot asgjë, nuk di të bëjë asgjë, por do që të jetë me pasion patologjik, kryeministër.

ll.
Të gjithë këtë lojë të qepur me fillin e kuq të Enver Hoxhës, sigurisht që e di edhe politika amerikane, edhe politika gjermane. Prandaj kuptohet që forca Rama-Basha për të bllokuar SPAK-un me një gjoja marrëveshje dypalëshe dhe me një ndarje pushteti dypalësh PS-PD, është e dështuar. Nuk e lejon, së pari, politika amerikane, por u pa që nuk e lejon as politika gjermane.

Po, pse kërkon ta zvarrisë Rama SPAK-un pa i dalë kundër?
Ai kundër nuk i del dot SPAK-ut, sepse e godet ashpër dhe me fakte kundër tij politika e madhe perëndimore, por Rama do zvarritje, sepse, siç duket, ka shpresë te Erdogani, te Rusia dhe te Beogradi, të cilët janë rreshtuar të tre bashkë kundër politikës amerikane e gjermane në Ballkanin Perëndimor.

Por, edhe këtu Rama është i dështuar. Sepse tani ka dalë i qartë testi i dështimit Rama. Cili është ky test?
Ardhja këtu me detyrë partikolare e të dërguarit të posaçëm të politikës amerikane, Matthew Palmer, është testi i qartë i dështimit të politikës ruse në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja që, të gjithë shpresëmëdhenjtë e politikës ruse në Shqipëri, në fakt, janë të gjithë absolutisht ca shpresëhumbur të çoroditur.

Asgjë nuk mund të ndodhë. Tani PD nuk është fare në Parlament, dhe kjo e lëndon Ramën, sa herë që e mendon. Ai kuptohet se po i sheh si një mur gjigand pengues deputetët zëvendësues në Parlament, të cilët në mbi 90 përqind janë përkrahës të politikës amerikane në lidhje me Reformën në Drejtësi, dhe kjo e turbullon. Por ai është një mur i pakalueshëm për të. Dhe asgjë kundërshtuese nuk mund të ndërmarrë. Rama do të nënshtrohet pa kushte.

SPAK tani është realisht shpëtimi i shqiptarëve dhe instrumenti i krijimit të shtetit modern shqiptar.

Tags: basharamaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!

Ata janë marrë vesh që të mos merren vesh!

E masakruan me breshëri plumbash/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë: Isha kalimtar i rastit

E masakruan me breshëri plumbash/ Ndalohet 39-vjeçari në Tiranë: Isha kalimtar i rastit

Mesfushori i Premier Ligës “trazon” Interin, Juven dhe Milanin

Mesfushori i Premier Ligës “trazon” Interin, Juven dhe Milanin







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump
Bota

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

by mirseda
20:20 | 15/01/2026
0

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku ka nisur takimin...

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

18:21 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com