Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ngjela: Negociatat me BE-në do të hapen, vetëm Rama e Berisha thonë jo

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ngjela: Do shihni “vallen e vdekjes”, priten arrestime në nivele të larta

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar dy çështjet kyresore të politikës shqiptare siç janë reforma në drejtësi dhe integrimi drejt BE-së.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela deklaroi se krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan se reforma dhe integrimi janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Avokati u thotë të gjithë shqiptarëve se kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si ish-kryeministri Berisha dhe Rama.

Ngjela thekson se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt

Postimi i plotë i Spartak Ngjalës

Dy janë morsat që do të shtypin deri në paqenie korrupsionin shqiptar dhe të korruptuarit e Shqipërisë: reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Janë që të dyja të lidhura me njëra-tjetrën, por krerët e mëdhenj të korrupsionit shqiptar nuk e kuptuan. Dhe nuk kishin sesi, sepse janë drejtuar nga dritëshkurtësia e mendimit të tyre korruptiv.

l.

Reforma në Drejtësi tani e ka krijuar shtratin e vet juridik. I gjithë korpusi ligjor i reformës është gati për t’u aplikuar.

Po hapja e negociatave?

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është aspekti kryesor nxitës dhe aplikues i reformës në drejtësi.

Kush mendon se negociatat nuk do të hapen në qershor, është mendjengushtë si Saliu dhe Rama, dhe i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar.

Nëse nuk hapen negociatat me BE-në, nuk mund të ecë dot përpara Reforma në Drejtësi. Nëse nuk ecën reforma në Drejtësi, nuk shkulet dot nga Shqipëria Korrupsion i kryeministror Berisha-Rama. Nëse nuk shkulet Korrupsion i kryeministror shqiptar, Shqipëria shkon nga kundërshtarët e Uashingtonit dhe Berlinit.

Atëherë, është shumë e thjeshtë: hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në qershor të këtij viti, është një gjë e sigurt.

ll.

Çfarë do sjellë realisht hapja e negociatave?

Hapja e negociatave është skemë që BE e ka si metodë për të barazuar nivelet me kandidatët që duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Kjo metodë është skemë investuese në lidhje me strukturimin e tregut sipas normave të tregut europian, dhe skemë investuese në lidhje me ristrukturimin institucional të shtetit aktual. Kuptohet që gjithçka lidhet me reformën në drejtësi.

Por duhet theksuar se pikërisht këtu flitet për investime të mëdha që kapin disa miliardë euro. Sigurisht që për kontrollin e tyre menjëherë Brukseli cakton katër ose pesë këshilltarë kryesorë: këshilltarin e Kryeministrit, të ministrit të Financave, të ministrit të Ekonomisë dhe të ministrit të Bujqësisë, të ministrit të Brendshëm.

Por, pikërisht këtu është mbërthyer i gjithë ngërçi i korrupsionit kryeministror shqiptar, sepse në këtë formë kontrolli reforma në drejtësi nuk ka më asnjë shans që të ndalohet dot as nga Berisha dhe as nga Rama, se këta nuk do të kenë më asgjë në dorë.

Kjo është arsyeja që tani hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është në gjë e sigurt. Kjo sepse vetë reforma në drejtësi është e strukturuar e gjitha ligjërisht dhe pritet vetëm implementimi i saj. Kurse, ky implementim është penguar nga korrupsioni kryeministror. Por, menjëherë pas hapjes së negociatave, korrupsion i kryeministror nuk do të ketë më asnjë gjë në dorë. Për faktin që BE nëpërmjet Brukselit dhe bankës së vet do të investoi në Shqipëri në treg dje në strukturën juridike të shtetit, në vetë marrëveshjen pas hapjes së negociatave, vendosen pikat e ndërhyrjes së autoritetit të kontrollit të Komisionit Europian. Një nga këto pika pritet të jetë implementimi i reformës në drejtësi, sepse dihet që vetë Brukseli ka marrë pjesë direkte në drejtimin e ligjeve të reformës, madje edhe të kushtetutës së Shqipërisë, të cilat tani janë të gjitha në fuqi.

Madje kjo është arsyeja që politika e Brukselit dhe e Uashingtonit tani ndihet e qetë në lidhje me bëmat që vijon të bëjë korrupsion kryeministror shqiptar. Kjo është arsyeja politikë e cila hapjen e negociatave tani e konsideron një nevojë të domosdoshme edhe për Uashingtonin edhe për Berlinin e vetë Brukselin. Madje kjo është arsyeja që edhe ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë u emërua pikërisht personi që ka shkruar draftin e vetingut shqiptar.

E pra, hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë do të bëhet në muajin qershor 2018 me një siguri absolute. Asnjë forcë e brendshme në Shqipëri sot nuk ka fuqi të bëjë dot gjë kundër kësaj.

Tags: BE-nëBerishado të hapenjonegociatatNgjelaramathonëvetem

TË LIDHURA

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë
Aktualitet

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

14:14 | 07/11/2025
“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!
Aktualitet

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

13:46 | 07/11/2025
Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!
Aktualitet

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

13:41 | 07/11/2025
Next Post
Hysaj: I gatshëm të luaj ku do trajneri, lojtarët e rinj janë të rëndësishëm

Hysaj: Luajmë një derbi. Ancelotti? Ja çfarë po ndodh me të ardhmen time

PD-ja sërish në protestë, nesër situatën e merr në dorë…

PD-ja sërish në protestë, nesër situatën e merr në dorë...

Presidenti i Interit: E kërkon Juvja? Atëherë ai vlen 400 milionë

Presidenti i Interit: E kërkon Juvja? Atëherë ai vlen 400 milionë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”
Bota

Tensione në Moskë, mediat ruse:”Putin është i pakënaqur me Lavrov pas anulimit të takimit me Trump”

by mirseda
14:32 | 07/11/2025
0

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë të martën sugjerimet se mes Ministri të Jashtëm rus, Sergei...

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore

14:29 | 07/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

14:14 | 07/11/2025
“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

13:46 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com