Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ngjela: Meta dhe Berisha janë konsumuar, nuk kanë kryer asnjë reformë

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Meta dhe Berisha janë konsumuar, nuk kanë kryer asnjë reformë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, i pyetur lidhur me kallëzimin e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve, ai tha se kjo është një çështje e mjegullt, sepse njëherë thonë është ish-agjent bashkëpunëtor i sigurimit, pastaj thonë dëshmitar. Sipas tij, këtu nuk ka një sistem, pasi për të qenë bashkëpunëtor i sigurimit është sistem, do kaloje tek ai që të fuste si bashkëpunëtor të sigurimit pastaj të vinte operativi e kështu me radhë.

Lidhur me protestat e paralajmëruara nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha ai tha se ata dy nuk kanë përkrahje nga populli dhe se janë të konsumuar. Ai deklaroi se është një shtet demokratik sipas Kushtetutës të paktën dhe një regjim politik del nga zgjedhjet, ndërsa vijoi më tej duke thënë se duhet që të shohim nëse Berisha dhe Meta kanë fuqi që ta çojnë shoqërinë në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur lidhur me konfirmimin e Alibeajt si kreu i grupit parlamentar, ai tha se Berisha nxori kryetarin e ri të grupit parlamentar, pak ditë më parë, ndërkohë sipas tij kryetarin e grupit parlamentar e zgjedh grupi dhe nuk mund që ta zgjedh Berisha dhe pasi grupi konfirmoi Alibeajn, sipas tij Berisha doli blof. Lidhur me projektin e qeverisë për dhënien e “Pasaportave të Arta” për shtetasit e huaj që investojnë në Shqipëri, ai tha se duhen ndaluar. Teksa foli për nismën e ndërmarr nga mazhoranca për ndryshimet në ligjin e dosjes dhe atë të dekriminalizmit, nëse këto ligje miratohen mund të largojnë nga skema politike ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ai tha se nëse miratohen ligjet po.

-Zoti Ngjela, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sikurse kishte paralajmëruar ka dorëzuar zyrtarisht kallëzimin penal ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Cili është komenti juaj?

Kjo është një çështje e mjegullt, sepse njëherë thonë është ish-agjent bashkëpunëtor i sigurimit pastaj thonë dëshmitar. Këtu nuk ka një sistem, për të qenë bashkëpunëtor i sigurimit është sistem do kaloje tek ai që të fuste si  bashkëpunëtor të sigurimit pastaj të vinte operativi e kështu me radhë,  janë të dhënat e tua, janë firmat. Pra, ka shumë gjëra, por nga informacionet që kam marr më kanë thënë se nuk ka lidhje me agjenturën.

-Kreu i Partisë së  Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë paralajmëruar se tani në muajin shtator do të organizojnë protesta masive dhe se do largojnë Ramën nga qeveria. Si i shihni këto deklarata të tyre?

Çdokush ka të drejtën që të organizoj protesta, sepse është shëndet për demokracinë, por ata dy nuk kanë përkrahje nga populli. Ata janë të konsumuar, politika të konsumon dhe ata janë konsumuar njëri president, kryeministër tjetri president, kryetar kuvendi dhe nuk është se i kanë dhënë ndonjë gjë shoqërisë. Prandaj e vënë në Kushtetutë SHBA që 8 vjet duhet të qëndrosh në politik dhe jo më shumë. Ata janë të konsumuar se nuk kanë kryer asnjë reformë. Pastaj ky është një shtet demokratik, sipas Kushtetutës të paktën, dhe një regjim politik del nga zgjedhjet. Të shohim nëse kanë fuqi këta ta çojnë shoqërinë në zgjedhje të parakohshme.

-Enkelejd Alibeaj është konfirmuar si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së. Keni një koment.

Partia Demokratike është e përçarë. Para dy ose tre ditësh,  Berisha nxori kryetarin e ri të grupit parlamentar,  ndërkohë kryetarin e grupit parlamentar e zgjedh grupi dhe nuk e zgjedh Saliu dhe grupi konfirmoi Alibeajn, Saliu doli blof.

-Drejtuesit e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të  Hetimit pak javë më parë zhvilluan një vizitë zyrtare në Uashington, mendoni se kjo do të sjell edhe arrestime në nivele të larta zyrtarësh?

Po natyrisht, duhet që të kuptojmë se SPAK është prokurori dhe gjykatë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kur këto thirren në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të thotë se janë ato që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin që është edhe brenda edhe jashtë vendit. Natyrisht që për këto janë thirrur, por që emra nuk dimë.

-Qeveria është dorëzuar përballë presionit për hapjen e lojërave të basteve. Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të pranohet vetëm lejimi online dhe jo i pikave në lagje me monitorime. Si e shihni këtë vendim?

Nuk e dimë kush e ka kërkuar në fillim. Duhet ta trajtojmë çështjen normal si ka qenë. Kryeministri u akuzua atëherë se gjithë bastet i kishte krimi në dorë, mafia. Kur më thanë mua u thashë se mafia e ka dhe në Perëndim, bixhozin ajo e ka. Kontrollojeni. Nuk është çudi që ja kanë kërkuar Ramës këtë por nëse nuk ja kanë kërkuar ndërkombëtarët në funksion të krimit, është krim ndërkombëtar ai, dhe ky e ka hequr për qejfin e tij ka gabuar. Nëse kthehet prapë pa i shpjeguar opinionit se pse i hoqi dhe pse i vë nuk është kryeministër. Kur i hoqi e dija që shteti humbte 45-50 mln euro. Këta nuk çanë kokën. Duhet të kontrollojmë dy ligjet, ligji që është abroguar dhe ligjin e ri.

-Si e shihni projektin e qeverisë për dhënien e “Pasaportave të Arta” për shtetasit e huaj që investojnë në Shqipëri?

Duhen ndaluar. Shqipëria nuk ka hetim, nuk hetohet Kryeministër këtu. Cili ministër është hetuar për aktet që ka bërë. Ai shiti detin, u hetua gjë?  Historia e detit është e ngatërruar shumë. Ç’ju desh kryeministrit shqiptar që iu fut atje? E ka kërkuar Uashingtoni. Më merr Rama mu në zyrë, më tha ma kërkojnë, i thashë të shkonte në Gjykatën Kushtetuese. E pe Gjykatën Kushtetuese, e gjitha ka ikur për korrupsion. Është çështje që ndërkombëtare që ka interes amerikan. Te Karaburuni dilnin tre shtete. A është hetuar kjo gjë, jo.

-Inceneratorët vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit përkundër se faktit se janë në hetim dhe pronarët në arrati…

Këtë çështje e kam filluar unë në Shqipëri. Unë isha i pari që mora skemën që ma dhanë organizmat e mëdha ndërkombëtarë të tregut. Erdha dhe u thashë jemi mbytur nga plehrat, do bëjmë këto. Ju pëlqeu. Unë isha avokat jo investues. Këta më thanë atëherë që jo do marrim skemën e varrosjes në dhe. Nuk çava kokën fare, u thashë atyre që ishin të interesuar çfarë merreni me këta. Tani e shoh se kanë hyrë në lojë. Në këto momente ka vetëm opozicion dhe media, nuk ka kontratë. Shkoni dhe merrni kontratën. Jashtë saj dal blof. Janë bërë dy arrestime për inceneratorët, SPAK është duke punuar normal dhe nuk drejtohet nga ne. Hetimi është shkencë, nuk është dëshirë si Enver Hoxha. Ku e dimë ne si mbrohen, këta si rregull nuk kanë vënë firma. Janë të vështirë në hetim. Hetimi është i vështirë ndaj mos prisni diçka të shpejtë. Janë dy arreste, do shkojnë 6 apo 10, duhet të presim. Disa janë ndërtuar dhe disa jo. Kam kërkuar kontratat dhe nuk mi dhanë, dua të shoh kontratat se pa kontrata nuk flas. Po të kisha parë kontratat do kishim biseduar.

-Mendoni se sezoni politik, mund të largojë nga skema politike ish-kryeministrin  Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet nismave të mazhorancës me ndryshimet në ligjin e dosjes dhe atë të dekriminalizimit?

Po u miratua ligji largohen. Ligj për “Non Gratën”, ajo tjetra është e pakontrolluar sepse flitet për ish-agjentë të sigurimit, ajo ka mbrojtje, Meta ka mbrojtje, Berisha s’ka mbrojtje. Opozita do të ishte shumë e fortë nëse nuk do ishte përçarë, sepse PS me ketë kryeministër ka humbur aksionet, mirëpo nuk është e fortë opozita. Nuk e ka bërë Rama përçarjen e tyre por që e ka në interes. /gazeta SOT

Tags: BerishaMetaSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…
Aktualitet

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025
Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!
Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

21:37 | 16/08/2025
Next Post
Me shami e pa shami, pyetja është sa je njeri!

Me shami e pa shami, pyetja është sa je njeri!

Meta poston foton nga ngjitja në mal: Sa më e fortë malorja, aq më e lartë maja dhe vetëbesimi!

Meta poston foton nga ngjitja në mal: Sa më e fortë malorja, aq më e lartë maja dhe vetëbesimi!

Berlusconi kërkon vota në TikTok, tallet me Putin, Biden e Papën

Berlusconi kërkon vota në TikTok, tallet me Putin, Biden e Papën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com