Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ngjarjet do të shkojnë deri në fund”, Ngjela paralajmëron Ramën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela: Palmer do jetë prezent në Shqipëri deri në ngritjen e SPAK-ut

Edhe avokati Spartak Ngjela i është shtuar zërave për paketën “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria. Avokati është i mendimit se Edi Rama, njëlloj si ish-diktatori Enver Hoxha, po kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë.

Me tone ironike, avokati shkruan se meqë Rama nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.

Madje Ngjela shkon më tej duke e paralajmëruar kryeministrin, se ligjin antishpifje nuk do ta miratojë dot. Sipas tij, kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë.

Statusi

Enver Hoxha të vërtetat kundër tij i quante “shpifje të armikut” dhe arrestonte “armikun”, kurse gënjeshtrat e tij fëminore me të cilat mbante pushtetin e dhunshëm personal, i quante të vërteta universale që mund të drejtonin botën.

l.
Të njëjtën gjë po bën edhe Edi Rama, por meqë ky nuk ka forcë individuale shtypëse si Hoxha, i drejtohet ligjit për asgjësimin e medias që ka dalë kundër arbitraritetit të tij, ligj të cilin duhet ta votojnë kukullat që ka në Parlament.

Ramë ziu i di të vërteta ato lavdet që i bëjnë ata hajvanët servilë që i ka zgjedhur vetë e i vinë rrotull. “Je i madh”, i thonë përditë. Dhe Ramë ziu fryhet.

Por, çfarë është ligji që paraqet?
Është një pesë me hiç, asgjë.
Ky është një ligj që i ka dhënë AMA- s – domethënë Ramës- të drejtën e sanksionit penal për mbylljen e portaleve dhe gazetave, dhe vendosjes së gjobave të larta. Rama është kaq i mefshtë në intelekt sa, me këtë që kërkon të bëjë, po iu tregon të gjithëve se ka frikë nga media e lirë.
Po politika amerikane do ta godasë? Besoj se po.

ll.
Rama ka rënë në një budallallëk tiranik. Dhe e gënjejnë ata që i servilosen. Nuk ka gjobë që nuk shkon në gjykatë, dhe nuk ka mbyllje gatete apo portali që nuk shkon në gjykatë. Atëherë, ku Ishim? Asgjëkundi.
Sepse gjykata e pezullon aktin administrativ të AMA-s, deri sa kjo ta gjykojë.
Pse është kaq i padituri ky kryeministër? Sepse nuk ka qenë i aftë për të qenë i tillë.
Media e një vendi, po nuk është armike me qeverinë e këtij vendi, nuk është medie e lirë. Panagjeriku i gazetarisë për qeverinë e vendit të saj, është gazetari e një shteti totalitar.
As kaq nuk kupton dot ky kapso kryeministër!!!
Apo e kupton dhe kështu e dëshiron. Po të jetë kjo, atëherë është i çmendur. Ose pastaj, kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Atë që ka një vit që po e kërkon, njëlloj si edhe Saliu.

Kot e ke Rama! Ngjarjet do të shkojnë deri në fund: as ligjin antishpifje nuk e miraton dot, dhe, as goditjen penale antikorrupsion që po vjen, nuk e ndalon dot. Kush prek sot lirinë e shtypit, ka prekur Shqipërinë.

Tags: Ngjelapaketa anti-shpifjerama

TË LIDHURA

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

10:21 | 11/08/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë
Kryesore

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

10:18 | 11/08/2025
Shkrumbohet ‘Fordi’ në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën
Aktualitet

Shkrumbohet ‘Fordi’ në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën

09:01 | 11/08/2025
Next Post
Shikoni si ka qenë Meghan Markle para 22 viteve/ S’ka ndryshuar fare

Shikoni si ka qenë Meghan Markle para 22 viteve/ S’ka ndryshuar fare

Paketa anti-shpifje/ Rama: Projektligji është diskutuar me OSBE-në

Paketa anti-shpifje/ Rama: Projektligji është diskutuar me OSBE-në

Si rrallëherë, Noizy shfaqet duke qarë në skenë

Si rrallëherë, Noizy shfaqet duke qarë në skenë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

by mirseda
10:21 | 11/08/2025
0

Fier/Dogji një sipërfaqe toke, me zjarrin që ndezi te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër, arrestohet në...

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvillon në shtator mbledhjen e radhës për herë të parë në Tiranë

10:18 | 11/08/2025
Shkrumbohet ‘Fordi’ në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën

Shkrumbohet ‘Fordi’ në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën

09:01 | 11/08/2025
Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s

Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s

08:59 | 11/08/2025
Po kalon super formë në kampionatin rus, klubi i Serie A ofron 20 milion euro për Dakun

Po kalon super formë në kampionatin rus, klubi i Serie A ofron 20 milion euro për Dakun

08:56 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com