Në një situatë mjaft të tensionuar politike, vjen apeli për dialog edhe nga ambasadori i Japonisë në Shqipëri. Makoto Ito dha mesazhin e tij gjatë një vizite në Fier, teksa tha se dialogu është arma më e fortë për të tejkaluar ngërçin politik:
“Unë në Tiranë qëndroj dhe shpresoj që ata të arrijnë dialogun të arrijnë diskutimet. Është shumë e rëndësishme që të kenë dialog dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin të gjitha forcat politike. Mendoj që mund ta kaloni.”
Po ashtu, ambasadori japonez u pyet edhe mbi djegien e mandateve nga deputetët opozitarë. Duke e cilësuar këtë një pyetje të vështirë, Ito tha:
“Kjo është një pyetje e vështirë. Por unë shpresoj që ata ta kalojnë këtë faze dhe të vazhdojnë të kenë dialog me njëri tjetrin. Nëpërmjet dialogut mund të arrihet gjithçka. Dialogu është shumë i rëndësishëm.”