Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një komunikim përmes Facebook me qytetarët, ku foli në lidhje me çështjet më të diskutuara në ditët e fundit.
Kreu i qeverisë iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të qytetarëve në lidhje me masat shtrënguese. Një qytetar i ka shkruar se po bëhet si diktatori Enver Hoxha, ndërsa kryeministri ia ka kthyer duke i thënë se masat shtrënguese janë për ta mbrojtur që të mos infektojë familjen dhe të tjerët.
“Po se ti ngele duke na bërë si Enveri, çfarë të them unë tani? E ke njohur Enverin ti Ervin apo ta ka tregu baba? Pse tu bëra si Enveri ty unë? për çfarë? Se po të mbroj ty se me këtë mendje që ke mund të shkosh e të hedhësh në erë gjithë familjen e të bëhesh Covidi i shtëpisë.
Rri aty ku je e mos lëviz nga vendi, laj duart, hap dritaren edhe ulu lexo libra, mëso që të jesh gati kur të kthehesh në shkollë edhe jepi prindërve mbrapsht atë që kanë dhënë për ty e mos i bëj prindërit me turp duke bërë nga këto broçkullat,” tha ai.