E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, xhaxhai i vajzës: Drejtësi, ose vetëgjyqësi!

Denoncimi i publik i një vajze minorene e cila u ngacmua seksualisht nga mësuesi ka tronditur opinionin publik.

Detaje të reja dalin në dritë për mësuesin, i cili dhe me parë ka qënë i akuzuar për veprime të ngjashme.

Xhaxhai i vajzës shprehet për kamerat se nëse drejtësia nuk vepron për rastin në fjalë familja do bëjë vetëgjyqësi.

Banorët e fshatit rrëfejnë se viktimë e mësuesit 60 vjeçar ka rënë edhe vajza e kolegut të tij vetëm 2 jave para se të behej publik denoncimi i vajzës 11 vjeçare, ngjarje për të cilën banorët shprehen se kanë dijeni.

Kryetari i fshatit sarandjot në të cilin jeton e mitura që bëri denoncimin shprehet se për mësuesin 60-vjeçar ka pasur edhe më herët denoncime të kësaj natyre.

Ferdin Xhaferri pohon se dhe në 2003 mësuesi ka qenë i akuzuar për ngacmimin e një nxënëseje por ia hodhi vetëm me një vërejtje.

Orët e vona të së shtunës pas publikimit të lajmit Policia e Sarandës prangosi mësuesin 60 vjeçar që jepte lëndën e filozofisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë të zhdukur, 16 të plagosur në shpërthimin e fabrikës kimike gjermane

Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit, të martën në mëngjes, shkaktoi një zjarr në një depozitë që përmbante...

E rëndë në Shkodër, 7-vjeçarja mbytet në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e Shkodrës, ku një 7-vjeçare është futur për t'u larë në lumin Buna, por fatkeqësisht u mbyt....

Euro bie nën 122 lekë, vlera më e ulët që nga janari 2020

Kursi i këmbimit të euros me lekun vazhdon të rënien dhe të martën shënoi vlerën më të ulët që nga fillimi i vitit 2020. Sipas...

Integrimi/ Zaev ironizon BE-në: Kur të jenë gati, të na lajmërojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar Bashkimin Europian, në lidhje me vendimin për të mos hapur negociatat, për shkak të vetos...

Juventus/ Alegri prezantohet, për Ronaldon dhe Dybalën vit i rëndësishëm

Gjatë konferencës për shtyp Alegri foli për dy lojtarë kyç tek bardhezinjtë, për Dybalën dhe Ronaldon: “Ronaldo është një kampion i madh, një djalë...