Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Ngacmim seksual”, CNN pezullon gazetarin Chris Cuomo pasi ndihmoi të vëllain

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Ngacmim seksual”, CNN pezullon gazetarin Chris Cuomo pasi ndihmoi të vëllain

Rrjeti televiziv CNN tha të martën se po pezullon për një afat të pacaktuar gazetarin Chris Cuomo pasi dolën në pah detaje se ai kishte ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai përballej me akuza për ngacmim seksual.

CNN tha se dokumentet e lëshuara nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut të hënën tregonin për një rol më të madh të tij në ndihmë të të vëllait nga sa ishte në dijeni televizioni më parë.

“Si rezultat i kësaj, ne e kemi pezulluar Chris-in për një afat të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm,” tha rrjeti televiziv.

Gazetari i CNN-it kishte kërkuar informacion nga disa burime mbi akuzueset e vëllait të tij dhe ia kishte kaluar informacionin personelit të guvernatorit, si edhe kishte qenë aktiv në hartimin e përgjigjeve ndaj akuzave, sipas emaileve dhe një transkripti të dëshmisë së tij përpara hetuesve që punojnë për Prokuroren e Përgjithshme të shtetit, Letitia James.

Zoti Cuomo e kishte pranuar më parë se kishte folur me vëllain e tij dhe e kishte këshilluar kur guvernatori u përball me akuzat për ngacmim që çuan në dorëheqjen e tij. Por informacioni i publikuar më 29 nëntor zbuloi shumë më tepër detaje rreth asaj që ai kishte bërë.

Andrew Cuomo dha dorëheqjen në gusht për t’iu shmangur një gjyqi të mundshëm për shkarkimin e tij, pasi një hetim i udhëhequr nga zyra e zonjës James zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Programi i zotit Cuomo, që transmetohet në orën 21:00 me orën lokale të Nju Jorkut nga e hëna deri të premten, është shpesh emisioni më i ndjekur i ditës në CNN.

Chris Cuomo e kishte intervistuar vëllanë e tij Andrew disa herë në emisionin e tij gjatë dy muajve të parë të epidemisë së COVID-19. Intervistat ishin shumë të ndjekura nga shikuesit, megjithëse shkelnin politikën e CNN-it që zoti Cuomo nuk duhej të raportonte për vëllain e tij.

Chris Cuomo ishte konsultuar shpesh me ndihmësit e vëllait të tij kur Andrew po përballej me akuzat majin e kaluar dhe ndonjëherë nukpajtohej me këshillat e tyre.

“Bëhet fjalë për vëllain tim dhe unë po përpiqem ta ndihmoj atë në një situatë në të cilën ai më tha se nuk kishte bërë asgjë të keqe,” dëshmoi zoti Cuomo korrikun e kaluar para hetuesve të zyrës së prokurores së përgjithshme.

Ai ka thënë se nuk kishte bërë asgjë për të ndikuar tek mbulimi i ngjarjes nga rrjeti i tij.

Cuomo tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar gazetarë të tjerë për të marrë vesh nëse ata po shkruanin për vëllain e tij. Ai e pranoi se nuk e kishte informuar CNN-in se po e bënte një gjë të tillë dhe tha se i karakterizonte veprimet e tij si asgjë të pazakontë për një gazetar.

Kritikët i kanë bërë thirrje CNN-it që të ndërmarrë masa pas publikimit të detajeve.

Cuomo, jurist me profesion, është 13 vjet më i ri se Andrew Cuomo, për të cilin ka thënë se është miku i tij më i mirë. Ata janë djemtë e ish-guvernatorit të Nju Jorkut, Mario Cuomo, i cili shërbeu në atë detyrë nga viti 1982 deri në vitin 1996. /VOA

Tags: akuza për ngacmim seksualAndrew CuomoChris Cuomo

TË LIDHURA

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar
Bota

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

21:03 | 03/07/2025
Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror
Bota

Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

20:32 | 03/07/2025
Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur
Bota

Të shtëna në Çikago, 4 të vde*ur dhe 14 të plago*ur

18:53 | 03/07/2025
Next Post
Puthje e përqafime mes Donaldit e Beatrixit (VIDEO)

Puthje e përqafime mes Donaldit e Beatrixit (VIDEO)

Vrasja e Carolines në Greqi, gjyshërit i ndryshojnë mbiemrin vogëlushes

Vrasja e Carolines në Greqi, gjyshërit i ndryshojnë mbiemrin vogëlushes

Vrasja e Mateos/Drejtori i Policisë: S’ka pasur kallëzime për abuzim seksual

Vrasja e Mateos/Drejtori i Policisë: S’ka pasur kallëzime për abuzim seksual

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025/ Temperatura deri në 41°C
Moti

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025/ Temperatura deri në 41°C

by mirseda
08:13 | 04/07/2025
0

Këtë të premte, Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane, duke bërë që moti...

Këmbimi valutor sot – sa blihet e shitet euro, dollari e të tjera

Këmbimi valutor sot – sa blihet e shitet euro, dollari e të tjera

08:08 | 04/07/2025
Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

23:01 | 03/07/2025
14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com