Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Nga sot s’ka më shëtitje”, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nga sot s’ka më shëtitje”, ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Teksa Shqipëria ndodhet në ‘shtetrrethim’, nga ana e policisë ka vijuar puna për të kontrolluar e njëkohësisht ndëshkuar qytetarët që abuzojnë me ligjin.

Në një kohë kur koronavirusi po prek shumë qytetarë dhe janë shënuar 11 viktima, policia ka bërë bilancin se çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 drejtues mjetesh, që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti. Po kështu, nga strukturat e policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një shtetas është ndëshkuar me masë administrative 500 000 lekë, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 500 000 lekë, 1 shtetas, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tags: koronavirusmasat e policiseshqiperi

TË LIDHURA

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online
Aktualitet

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025
Next Post
Shifra të frikshme nga Spanja, ia kalon edhe Kinës për numrin e të infektuarve

Shifra të frikshme nga Spanja, ia kalon edhe Kinës për numrin e të infektuarve

Kur do dalim nga izolimi? Rama thirrje qytetarëve: Bëni rezistencë

Kur do dalim nga izolimi? Rama thirrje qytetarëve: Bëni rezistencë

Futbolli shqiptar në prag falimentimi, FSHF letër Këshillit të Ministrave

Futbolli shqiptar në prag falimentimi, FSHF letër Këshillit të Ministrave

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë
Showbizz

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

by mirseda
22:41 | 15/09/2025
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të...

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

21:29 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com