Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Holliwoodi duhet të bëjë film për hebrenjtë në Shqipëri

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Holliwoodi duhet të bëjë film për hebrenjtë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, në përurimin e memorialit të Holokaustit, solli në fokus disa episode të ndodhura në atë kohë në vendin tonë, ku shqiptarët iu hapën dyert hebrenjve të pushtuar nga nazistët. Kreu i qeverisë përmendi disa familje shqiptare, që sakrifikuan jetën e tyre apo të të afërmve, për të shpëtuar jetën e shumë hebrenjve.

Duke kujtuar aktet e pabesueshme dhe episodet fantastike të mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri, Rama tha se mbetet një njollë në ndërgjegjen e Holliwoodit, që nuk ka bërë ende kryevepër duke u bazuar në histori të vërteta që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Nipër e mbesa do mund t’iu tregojnë fëmijëve të tyre kuptimin e këtyre tre fjalëve të shkruara në këto tre gurë, që jo rastësisht kanë tre gjuhë, hebre, shqipe dhe të atyre që me forcën e fuqisë së madhe në kërkim të një bote më të mirë, bënë të mundur çlirimin e mbarë botës nga mallkimi i madh nazist.

Historia e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është mahnitëse, por nuk është fillimi i historisë së një marrëdhënie shumë të çuditshme mes shqitarëve dhe hebrejve dhe mes popullit hebre dhe Shqipërisë, që daton në shekullin e II pas erës sonë, kur për herë të parë hebrejtë u shfaqën në brigjet e Adriatikut dhe më pas në shekujt XV dhe XVI, kur ata u shfaqën dhe instaluan në pika të ndryshme.

E dyta që vlen të kujtohet është se para Luftës së Dytë Botërore, para se kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe mbresëlënëse, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar shabatin, që do të thotë se të gjithë qytetarët që jetonin në këtë vend dhe që i përkisnin popullit hebre kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte dhe askush nuk kishte të drejtën që për këtë t’iu ndërpriste shpërblimin për punën.

Dua të them me bindje që Shqipëria me episode, personazhet, momentet epike të përpjekjes së njerëzve të drejtë, mbetet një njollë në ndërgjegjen e Holliwoodit, që ka prodhuar disa kryevepra lidhur me këtë epokë, por që me siguri do të kishte prodhuar shumë më tepër kryevepra edhe më të pabesueshme, nëse do të ishte referuar ndaj episodeve të shpëtimit të hebrejve në Shqipëri.

Janë realitete nga më të mahnitshmet, që nga udhëtimi me kuaj i një familje, e cila për 24 orë transportoi 17 hebrenj, familja Bicaku, në momentet e ndërrimit të pushtuesve menjëherë pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe preokupimit të nazistëve. Apo familja nga Kavaja që sakrifikoi vëllanë për të shpëtuar hebrenjtë.

Apo familja e Nuro Hoxhës, një histori tjetër mahnitëse, që i dha strehim katër familjeve hebreje, ku njëra dëshmoi se në momentet e hapjes së derës dëgjoi nga i zoti i shtëpisë fjalë të pabesueshme ‘rrini të qetë, asgjë e keqe nuk do të ndodhë, nga sot jemi një familje dhe unë e im bir do përgjigjemi me jetë për ju”, tha Rama.

Tags: hebrenjtëHolokaustirama

TË LIDHURA

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

15:23 | 12/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi
Aktualitet

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Next Post
Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, “mjeshtri” i analizave të ADN-së

“Performancë e dobët”/ Ambasada shqiptare në Athinë reagon pas vendimit të Cakajt

“Performancë e dobët”/ Ambasada shqiptare në Athinë reagon pas vendimit të Cakajt

Bojkoti i seancës së kaluar/ Gjuzi nuk i ndahet Ruçit: Nuk i dhe fjalën Murrizit

Bojkoti i seancës së kaluar/ Gjuzi nuk i ndahet Ruçit: Nuk i dhe fjalën Murrizit







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Aktualitet

Akuza për falsifikim, Prokuroria e Fierit çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

by mirseda
15:23 | 12/03/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar këtë të enjte...

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com