Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga “Rama ik” në “Rama mik”, Kreshnik Spahiu letër publike demokratëve

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga “Rama ik” në “Rama mik”, Kreshnik Spahiu letër publike demokratëve

Kreshnik Spahiu i është drejtuar me një letër publike demokratëve, ku kërkon që të shporrin nga zyrat kryedemokratin Basha. Ai shprehet se kreu i PD-së, Lulzim Basha, aq frikë kishte nga burgu, aq sa dogji sa dogji mandatet një ditë pasi amerikanët filluan hetimet e FBI për “lobim rus” dhe pastrim parash, dhe e mbylli “revolucionin” 24 orë pasi mori pafajësinë për këtë dosje.

Po kështu ai premton se në ditët në vijim, do të publikojë se si ka mundur 4 herë Lulzim Basha të fitojë pafajësinë.

Në fund të letrës, Kreshnik Spahiu apelon që të gjithë demokratët të largojnë një orë e më parë Bashën. “Ato bomba molotov që ju kanë mbet pa hedhur tek Kryeministria, nga sot duhet ti hidhni në zyrën e Lulzim Besë-prerit”, shkruan më tej ai.

Statusi

Letër e hapur:
Të dashur demokratë, hidhni molotov në zyrat e Lulzim besë-prerit
Nga Kreshnik Spahiu*
#shpërndaje

Pardje Lulzim Basha u shpall i pafajshëm nga “Vetingu” i Edi Ramës.
Kjo është hera e 4 që Lulzim Basha përballet me dosjet korruptove në sistemin e lodhur të drejtësisë shqiptare.
Pēr çdo pafajësi i është dashur të paguaj shtrenjtë por kryesisht pagesat i kryen me “klering” dhe jo me para në dorë. Zakonisht shet kauzat dhe elektoratin si “klering”, por dhe zgjedhjet si në dy dosjet e fundit penale.
Në ditët në vijim do publikoj si ka mundur 4 herë Lulzim Basha të fitojë pafajësitë pasi në dy prej tyre i kam përjetuar vetë për shkak të pozicionit që kam pasur.
Aq frikë kishte këtë radhë nga burgu Lulzim Basha sa dogji mandatet dhe bulevardin një ditë pasi amerikanët filluan hetimet e FBI për “lobim rus” dhe pastrim parash, dhe e mbylli “revolucionin” 24 orë pasi mori pafajsinë për këtë dosje.
Të dashur demokratë, “mirëkuptojeni” kryetarin tuaj. Me burgun nuk bëhet shaka.
Burgu është për “burra” dhe jo për k…..
Lulzimi ende nuk po e kupton që më mirë ta kryej burgun sa është i ri sepse në moshën e pleqërisë së Berishës do ketë të vështirë.
Dogji mandate për një dosje
Dogji zgjedhjet për një dosje
Dogji kauzat për një dosje
Dogji 61 bashki për një dosje
Dogji marrëdhëniet me SHBA për një dosje
Dogji integrimin në BE për një dosje
Dogji bulevardin për një dosje
Dogji qindra protestues që u arrestuan për një dosje.
Dogji aleatët për një dosje
Dogji edhe mandatin 2021-2025 për një dosje.
Do thoni ju pse e bëri?
– Sepse burgosja ose një dënim penal e nxirrte në pension për shkak të ligjit kriminalizimit
– Sepse edhe Berisha kishte të njëjtin hall si Basha në SHBA (non grata)
– Sepse provat e FBI ishin të mjaftueshme pasi u zbuluan dy vajzat ruse që paguan finacimin nga bankat e Ukrainës
– Sepse ai është përlyer aq keq sa i vetmi që mund ta shpëtonte ishte Edi Rama.
– Sepse ai e di sa punë të pista ka kryer dhe sa shumë rrezikon
– Sepse i duhej koncesion pafajësie me presion
Në fund mendin se ja arriti.
Ja fali mandatin e tretë Edi Ramës në këmbim të një amnistie treshe (Meta-Basha-Rama)
Të dashur demokrat,
Halli juaj nuk është halli Lulzim Bashës.
Ju jeni rrugëve dhe papunë.
Basha është milarder dhe në karrige
Ju jeni në opozitë, Basha jo.
Ju jeni pa bukë, Basha jo
Ju jeni rrugve, Basha jo
Ju jeni pa shtëpi, Basha jo
Ju jeni pa lek, Basha jo.
Ju keni hall të vij partia juaj në pushtet urgjent, Basha jo sepse është 44 vjeç dhe nuk i plas fare nëse bëhet 46 vjeç apo 56 vjeç. Boll të pres.
6 muaj ai nuk protestoi kundër Edi Ramës ore të mjerë, por protestoi kundër SHBA dhe të gjithë atyre që investuan VETING dhe SPAK
Te dashur miq demokrat,
Ju ka mbetur një fishek i fundit që ta rrëzoni Ramēn. Ato bomba molotov që ju kan mbet pa hedhur tek kryeministria, nga sot duhet ti hidhni në zyrën e Lulzim Besë-prerit.
Koha ta shporrni nga zyra atë që e mban Edi Ramën në pushtet dhe sloganin “Rama ik’ e shndërroi:
“Rama mik”

Ju lutem #shpërndajenj

Tags: bashaKreshnik Spahiurama

TË LIDHURA

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt
Aktualitet

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

14:52 | 17/09/2025
Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë
Aktualitet

Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

13:50 | 17/09/2025
Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit
Kryesore

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

12:37 | 17/09/2025
Next Post
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Pse kishte katër palë në tryezën e reformës zgjedhore

Pas Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare në “Sanremo”

Pas Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare në “Sanremo”

“Passage du Gois”, rruga më unike në botë që zhduket dhe shfaqet 2 herë në ditë

“Passage du Gois”, rruga më unike në botë që zhduket dhe shfaqet 2 herë në ditë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Franca në prag protestash kombëtare/ Sindikatat paralajmërojnë tubime kundër politikave të kursimit të qeverisë
Bota

Franca në prag protestash kombëtare/ Sindikatat paralajmërojnë tubime kundër politikave të kursimit të qeverisë

by mirseda
15:08 | 17/09/2025
0

Franca pritet të jetë në një zonë greve nesër, të enjten , ku sindikatat kryesore të vendit...

SIRIA NË PRAG TË URISË! Prodhimi i grurit në vend bie me 40%

SIRIA NË PRAG TË URISË! Prodhimi i grurit në vend bie me 40%

15:03 | 17/09/2025
Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

Niko Peleshi thërret Kuvendin: Nesër prezantohet qeveria e re dhe programi i mandatit të katërt

14:52 | 17/09/2025
Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

Dhunë ndaj vjehrrës, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar e të proceduar në orët e fundit në Tiranë

13:50 | 17/09/2025
Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

Ambasada e SHBA në Tiranë diskutime me gazetarët: Jeni sytë dhe veshët e popullit

12:37 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com