Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga pushtimi i Palestinës tek lufta civile siriane, 12 dështimet më të mëdha të OKB

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga pushtimi i Palestinës tek lufta civile siriane, 12 dështimet më të mëdha të OKB

Orgnizata e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar shumë herë gjatë historisë së saj të parandalojë luftërat, dhe të përmbushë misionin e saj të ruajtjes së paqes. Që nga themelimi i saj më 24 tetor 1945, miliona njerëz në mbarë botën janë vrarë, apo janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Ja cilat janë 12 dështimet më të bujshme të OKB-së:

Pushtimi izraelit i Palestinës (viti 1948 e në vazhdim)

Që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, palestinezët kanë luftuar kundër asaj që një hetues i OKB-së, e cilësonte dikur një spastrim etnik të Izraelit. Të paktën 15.000 palestinezë u vranë, dhe 750.000 të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre vetëm midis viteve 1947-1949.

Ndërkohë në vitet 2000-2014, kanë vdekur më shumë se 7.000 palestinezë dhe 1.100 izraelitë nga konflikti mes 2 vendeve. Sot Izraeli kontrollon 85 për qind të Palestinës historike. Ai ka imponuar një bllokadë ndaj Gazës, dhe vazhdon ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara, në kundërshtim me disa nga rezolutat e OKB, që bëjnë thirrje t’i jepet fund këtij aktiviteti.

Konflikti Indi-Pakistan mbi rajonin e Kashmirit (viti 1948 e në vazhdim)

Përplasja e vazhdueshme në rajonin e kontestuar të Kashmirit, është një nga krizat më të rënda të të drejtave të njeriut në histori. Pavarësisht disa rezolutave të OKB, aty ndodhin vazhdimisht vrasje, përdhunime, tortura dhe zhdukje personash.

Rajoni malor është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit, dhe pretendohet nga të dyja vendet. Që nga viti 1989, myslimanët në Kashmir, kërkojnë me ngulm një bashkim me Pakistanin. Që atëherë 68.000 njerëz janë vrarë nga forcat indiane të sigurisë.

Masakrat në Kamboxhia (vitet 1975-1979)

Pas mbarimit të Luftës së Vietnamit dhe luftës civile në Kamboxhia në vitin 1975, regjimi i Kmerëve të Kuq, vuri nën kontroll Kamboxhian, duke e kthyer atë në një vend komunist, dhe përdorur politikat ultra-maoiste. Lideri Pol Pot kreu një gjenocid të tmerrshëm midis viteve 1975-1979, duke vrarë 2 milionë njerëz, ose gati 25 për qind e popullsisë. OKB e njohën regjimin e Kmerëve të Kuq, ndërsa shpërfillën shqetësimet mbi shkeljet e të drejtave të njeriut.

Lufta civile në Somali (viti 1991 e në vazhdim)

Që nga rrëzimi i diktatorit Muhamed Barre, si pasojë e një rebelimi, në Somali ka vijuar pa reshtur një luftë e egër civile midis klaneve rivale. Misioni paqeruajtës i OKB, UNOSOM, nisi në dhjetorin e vitit 1992 të ndihmojë civilët që t’i shpëtojnë vdekjes nga uria. Por ai ka dështuar vazhdimisht, për shkak të sulmeve të përsëritura ndaj paqeruajtësve të OKB. Dështimi i misionit, ka shkaktuar të paktën 500 mijë të vdekur.

Lufta civile në Ruanda (viti 1994)

Lufta civile mes Forcave të Armatosura të Ruandës, dhe rebelëve të Frontit Patriotik Ruandan  rebel nisi në vitin 1990 dhe zgjati deri në vitin 1994. Në vitin 1994, regjimi i dominuar nga komuniteti Hutu vrau 10 oficerë paqeruajtës të OKB-së, për të parandaluar ndërhyrjen ndërkombëtare. Në 3 muajt që pasuan, Hututë masakruan rreth 800.000 njerëz të komunitetit Tutsi dhe përdhunuan mbi 250.000 gra në Ruanda. Trupat e OKB-së i braktisën viktimat në mëshirë të fatit, ose qëndruan si spektatorë përballë dhunës.

Masakra e Srebrenicës (viti 1995)

Bosnje Hercegovina shpalli pavarësinë e saj në vitin 1992, pas një referendumi. Pas këtij akti, serbët e Bosnjës mobilizuan forcat e tyre, dhe me ndihmën e qeverisë serbe nisën luftën për shkëputje. Rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë u vranë nga trupat serbe të Bosnjës në Srebrenicë në korrikun e 1995-ës, masakra më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ironikisht Srebrenica ishte shpallur zonë e sigurtë nga OKB. Por trupat paqeruajtëse holandeze, u treguan të paafta për t’i mbrojtur ata.

Konflikti i Darfurit në Sudan (viti 2003 e në vazhdim)

Rebelët në rajonin perëndimor të Darfurit në Sudan, u rebeluan kundër qeverisë në shkurtin e vitit 2003. Ata pretendonin se ishin të diskriminuar. Nga ajo kohë rreth 200.000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt, dhe mbi 2.5 milionë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Vetëm 4 vjet më vonë, OKB dërgoi 26.000 trupa paqeruajtëse në Darfur. Sot Sudani është i ndarë në 2 shtete.

Pushtimi i Irakut (vitet 2003-2011)

Më shumë se 1 milionë irakenë, kanë vdekur si pasojë e konfliktit në vendin e tyre që nga pushtimi. Ndërhyrja ushtrarake dhe ndryshimi i regjimit që imponoi SHBA-ja, e zhyti Irakun në një destabilitet civil dhe ekonomik, që çoi më pas edhe në lindjen e ISIS-it. Rezoluta Nr.1483 e OKB legjitimoi pushtimin, që u krye nën pretendimin e rremë se regjimi i Sadam Huseinit, zotëronte armë të shkatërrimit në masë.

Lufta civile në Siri (viti 2011 e në vazhdim)

Regjimi sirian shtypi me dhunë protestat paqësore, që nisën në vend në marsin e 2011-ës. Nga ai moment nisi një luftë e egër civile, me disa palë ndërluftuese. Në vitin 2012, Këshilli i Sigurimit i OKB, tentoi të miratojë disa rezoluta për të zgjidhur konfliktin, por Rusia përdori në çdo rast veton për të mbrojtur aleatin e saj, Bashar Al-Asad. Deri më sot, konflikti i ka marrë jetën fro 600 mijë njerëzve, dhe ka detyruar largimin jashtë vendit të 6.3 milionë të tjerëve.

Sudani i Jugut (viti 2013 e në vazhdim)

Sudani i Jugut, u bë një vend i pavarur në korrikun e vitit 2011, duke u ndarë nga Sudani. Nga atëherë ai është zhytur në një luftë civile midis presidentit Salva Kir, nga grupi etnik Dinka, dhe ish-zv/presidentit Riek Mashar, nga grupimi etnik Nuer.

Në këtë luftë, janë vrarë deri më sot të paktën 382.000 njerëz. 14.500 paqeruajtësit e OKB në vend, kanë dështuar të parandalojnë krizën humanitare. 2.5 milionë njerëz kanë ikur nga vendi, 5 milionë të tjerë përballen çdo ditë me rrezikun e vdekjes nga uria.

Lufta civile në Jemen (viti 2014 në vazhdim)

Kjo luftë nisi në vitin 2014, midis forcave besnike të qeverisë së pranuar ndërkombëtarisht të presidentit Abd Hadi, dhe grupimit etnik Huthi të mbështetur nga Irani. Arabia Saudite nisi ndërhyrjen e saj ushtarake në Jemen në vitin 2015 në mbështetje të qeverisë, duke e përshkallëzuar luftën në vendin më të varfër të botës arabe. OKB-ja ka dështuar sërish të dërgojë ndihmat e mjaftueshme humanitare.

Kriza e komunitetit Rohinga, Mianmar (viti 2017 e në vazhdim)

Më 25 gusht 2017, Mianmar nisi një sulm të gjerë ushtarak ndaj pakicës etnike myslimane, duke vrarë gati 24.000 civilë, dhe imponuar largimin e 750.000 të tjerëve në Bangladesh. Kina mbështet Mianmarin, duke bllokuar përpjekjet për të dënuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përdhunimet, vrasjet, torturat dhe zhdukjet e njerëzve nga ushtria e Mianmarit. OKB i ka cilësuar Rohingat si “njerëzit më të persekutuar në botë”./ TIRANA TODAY

Tags: 12 dështimetLufta civileme te medhaOKBPalestinëspushtimisiri

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund
Bota

Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund

22:01 | 16/05/2025
Next Post
Ngjela: Palmer do jetë prezent në Shqipëri deri në ngritjen e SPAK-ut

Le të pëlcasin grekët, tani është koha e shqiptarëve

“Boll mashtrove”/ Paloka thumbon Ramën: Edhe në bisedën me Macronin i vure pikat mbi ‘i’

“Boll mashtrove”/ Paloka thumbon Ramën: Edhe në bisedën me Macronin i vure pikat mbi ‘i’

Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga kati i shtatë i pallatit

9 fëmijë nga Bulqiza dërgohen me urgjencë në spital, dyshohen të jenë helmuar

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin
Sport

Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin

by mirseda
09:02 | 17/05/2025
0

Pas humbjes zhgënjyese në finalen e Kupës së Italisë ndaj Bolognas, që mbylli zyrtarisht sezonin për Milanin,...

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

08:29 | 17/05/2025
Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

23:16 | 16/05/2025
Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com