Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nga dënimi për 4 dritare tek ndarja me Semin/Të pathënat për Bojken Lakon

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Nga dënimi për 4 dritare tek ndarja me Semin/Të pathënat për Bojken Lakon

Ben Blushi ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një pjesë të bisedës që ka bërë në një nga takimet me artistin Bojken Lako. Ky i fundit bëri shumë zhurmë në media, sepse u dënua pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente në studion e tij muzikore. Në këtë bisedë miqësore mund të gjejmë pjesëza nga jeta e Bojken Lakos, nga ndarja me Semi Jaupajn, lëndët narkotike te ish-gruaja që ndodhet në burg. Pas ndarjes me Semi Jaupajn, Lako jeton vetëm me të ëmën. Që nga ndarja ka marrë shumë mesazhe nga vajzat. Arsyeja e ndarjes me këngëtaren ishte diferenca e moshës.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti në zyrën e tij muzikantin Bojken Lako. Ai ka treguar se atë që ka ndodhur nuk mund ta kthejnë pas, por mund të bëjnë që shërbimi i Lakos ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut. Sipas Manjës, ata kanë rënë dakord për një projekt mjaft interesant, që do të vihet në skenë.

Statusi nga Ben Blushi

DRITARET E BOJKEN LAKOS

Dëgjova që Bojken Lako mund të shkojë në burg.

I çova një sms. Mu përgjigj pas dy ditësh. A mund te takohemi pas orës 11 paradite, më tha. Deri në atë orë punoj.

U takuam te Rruga e Ambasadave.

Ça bën, i thashë

Punoj në një televizion, tha. Zgjohem çdo ditë në ora 5 të mëngjesit.

Ça thua, i thashë, kur unë drejtoja një televizion askush nuk zgjohej në 5 të mëngjesit.

Epo varet ça televizioni ke punuar, tha Bojken.

Me ça shkon në punë kaq herët, i thashë

Lëre, tha, paguaj 200 mijë lekë taksi çdo muaj

Po pse nuk ke makinë?

E demolova, tha, e shkatërrova me qëllim

Si e demolove?

Piva shumë, tha, dhe doja të bëja një dëm. Për fat nuk vrava asnjeri

As veten, i thashë

Jo, tha, shpëtova me një dhëmb të thyer. Isha me 100 km në orë te rruga Myslym Shyri

Vetëm një herë jam dëmtuar në makinë dhe kjo ka ndodhur kur makina ishte e parkuar, thashë unë

Unë e kam për herë të dytë, tha Bojken. Herën e parë rashë në Lanë

Kishe marrë ndonjë gjë, e pyeta

Jo, tha. Askush nuk e beson që nuk marr asgjë që nga viti 2004

Po me makinën çu bë?

Atë e hodha. Kam një makinë të babait, Bujos, (Bujar Lakos), është një Suzuki e 1994. Me nja dy milion bëhet e re. Është komplet mekanike. E mbaj në garazh.

Pse do të fusnin në burg?

Kishin të drejtë, tha, po u sollën mirë

Si u sollën mirë duke të çuar në burg?

Kam marrë një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm ti hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm.

Shumë mirë bëre, ça ndodhi pastaj

Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri.

Paske shpëtuar mirë,

Po, tha, me shërbim prove, duhet të paraqitem.

U morën të gjithë me ty, a thua se kishe bërë ndonjë pallat pa leje,

Çe pyet, tha Bojken, më thirrën dhe në Ministri

Ça donin, i thashë

Duan të bëj koncerte në burg për të ndryshuar imazhin e burgjeve

Do të paguajnë, e pyeta

Se besoj, tha. Ku kanë lekë burgjet

Do shkosh?

Do shkoj, më vjen keq për ata aty brenda. Kam jetuar me një grua që tani është në burg

Po tani me kë jeton?

Që kur u ndava me Semin, jetoj me mamin

Pse u ndave, e pyeta, ajo ishte vajzë e mirë

E mirë ishte, po kishim diferencë. Ajo 26 unë 47

Si është të jetosh me mamin?

Shumë mirë, tha Bojken. Tani më shkruajnë shumë vajza në instagram

I takon?

Kur kam kohë,

Po flokët i lyen, e pyeta

I lyej, duhet të dukem pak më i ri. Pse ti nuk i lyen?

Skam kaq guxim sa ty,

Të shkojnë të thinjur, tha Bojken, mos i lyej

Dua të të bëj një fotografi, i thashë

Po, tha, patjetër. Edhe Bujo nga fundi bënte fotografi. Ça nuk sajonte. Me celular. Ti paske aparat. Sa fotografi ke?

Për katër muaj rreth 40 mijë.

Shumë, tha. Bashkë me mua dyzet mijë e një.

Mbase bëjmë më shumë se një shkrepje, i thashë.

Dolëm jashtë

Ja këtu, i thashë, po s’kemi shumë dritë

Unë nuk di të pozoj, tha

Ska lidhje, i thashë, kur një fotografi del keq fajin s’e ka ai që fotografohet, por ai që fotografon

Ja tregova.

Boo, tha, jam i fryrë. Nga alkooli

Në bardhë e zi nuk do dukesh, i thashë

Duhet te iki, tha Bojken. Do shkoj te magazina. Argonaut Art Factory. Është Berlin style.

A të vi dhe unë, e pyeta

Jo jo, një herë tjetër, sot do vijnë ca tipa që ke parasysh pinë pak. Janë kengëtarë të rinj

Ska gje, i thashë, më pëlqejnë këta tipa, mund ti fotografoj

Jo jo, tha Bojken do të them një herë tjetër

Shiko, i thashë do i shkruaj këto që biseduam

Shkruaj çfarë të duash, tha

Jo, i thashë ato që më the për atë gruan në burg nuk i shkruaj

Si të duash, tha.

Dhe iku.

Tags: ben blushiBojken LakodënimiSemi Jaupaj

TË LIDHURA

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve
Aktualitet

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

16:13 | 26/07/2025
“17 vatra zjarri në vend – 1000 forca në terren, ndërhyrje nga ajri”
Aktualitet

“17 vatra zjarri në vend – 1000 forca në terren, ndërhyrje nga ajri”

16:11 | 26/07/2025
Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

09:32 | 26/07/2025
Next Post
Studiuesit japonezë krijojnë shkopinj elektrikë për shijen e kripur

Studiuesit japonezë krijojnë shkopinj elektrikë për shijen e kripur

PS nis procedurat për emrin e zëvendësuesit të tij, ja çfarë bën Meta

PS nis procedurat për emrin e zëvendësuesit të tij, ja çfarë bën Meta

3.4 vite shërbim prove/ Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

SPAK bën rekurs për Tahirin, kërkon dënimin për "trafik dr*ge"

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025




TË FUNDIT

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve
Aktualitet

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

by mirseda
16:13 | 26/07/2025
0

Arrestohet 47-vjeçari S.G., i dënuar më parë për vjedhje, i cili dyshohet se vidhte portofola, celularë dhe...

“17 vatra zjarri në vend – 1000 forca në terren, ndërhyrje nga ajri”

“17 vatra zjarri në vend – 1000 forca në terren, ndërhyrje nga ajri”

16:11 | 26/07/2025
Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

09:32 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025
Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

09:07 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com