Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Nga: Andi Bushati

Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë, kanë mbetur më të pasqaruar pasi kanë lexuar alibitë e kryeministrit. Unë isha njëri prej tyre.

I mbytur nga kakofonia e shifrave shpesh të fryra dhe shpesh qëllimkeqe, u kuriozova të shoh se ç’thoshte vetë i zoti i punës. E pashë me durim deri në fund fjalën e tij para militantëve socialistë të Bulqizës, vërejta se si nxori nga xhepi i pasëm i pantallonave, një letër si të grisur nga defteri i një qoftexhiu dhe lexoi prej saj dy tre shifra, pa publikuar asnjë faturë, pa bërë transparent asnjë bilanc zyrtar dhe pa detajuar asnjë udhtim.

Pastaj me të njëjtën lehtësi e rifuti atë kartë të zhubrosur në xhepin prej nga e kishte marrë, dhe filloi të shajë Berishën “non grata” dhe “shpifarak”, opozitën e rublave, Metën që përpos gënjeshtar është dhe spinun, gazetarët gjobaxhinj që flasin për çarterin e tij në banaqet e mbrëmjes dhe prokurorët e Tiranës që nuk i rasin në burg të gjithë këta së bashku.

Duke e dëgjuar mendimi i parë që të shkonte në mendje qe: ore ç’ka në këtë rast me Berishën, Metën apo ndonjë media kritike? Të kishte qenë për ta dhe jo për hakerat iranianë, 137 fluturimet e tij do të kishin mbetur ende pa zbuluar. Ata mund të kenë abuzuar me shifrat, mund edhe ti kenë fryrë ato, por problemi nuk është ky. Pikërisht për ta zhbërë këtë abuzim edhe nëse ka një të tillë, politikanët seriozë në vendet me demokraci të konsoliduar sillen krejt ndryshe. Kështu mund të kishte vepruar dhe Rama.

Ai fillimisht mund të shpjegonte se si qeverisjes së tij dixhitale i kanë dalë në pazar të gjitha ndërresat e palara të shtëpisë. Se deri në ç’pikë piratët informatikë kanë vjedhur të dhënat dhe sekretet tona. Dhe pasi të zhvishej nga kjo përgjegjësi, pa fjalime, pa sharje, pa romuze, le të publikonte ato 137 fatura me çmimet dhe aeroportet përkatëse, në mënyrë që të shfrynte përmes transparencës, të gjithë thashethemnajën.

Por, në vend të kësaj sjelljeje normale, prej njeriu të përgjegjshëm që është i bindur në pastërtinë e tij, Rama e shiti veten për një star, të cilit i kishte rënë mbi supe edhe bara e vështire e promovimit të linjës së re ajrore kombëtare. Pra ai i paskësh hipur “Ismailit”, jo për komoditetin e vet, por për ti bërë reklamë “Air Albania”.

Nërkohë që ai këpuste këto broçkulla salla e bulqizakëve socislistë brohoriste.

Por e keqja qe se me të njëjtën emfazë prej tifozi i kishin përshkruar alibitë e Ramës edhe pjesa më e madhe e mediave. Në shumicën e titujve të tyre nuk gjendej asnjë factcheck për vërtetësinë e pretendimeve të kryeministrit, por ato ishin të mbushura me epitetet “hjenë”, “shpifarak” “spiun”, “rublaxhi”, “gjobaxhi”.

Pra edhe për ato, ashtu si për Ramën, i rëndësishëm ishte dizenjimi i armikut të radhës, qoftë ky politikan, gazetar apo prokuror dhe jo zbulimi i së vërtetës.

Vetëm po të vëzhgosh mënyrën se si u pasqyrua nga shtypi dhe TV-të mbrojtja, në dukje fëmijënore e Ramës, arrin të kuptosh se përse kryeministri i ka dhënë fund detyrimit për llogaridhënie, shpjegimit me fakte, përgjigjes me prova ndaj akuzave. Sepse kjo lloj sjelljeje ekziston vetëm në sistemet demokratike. Ndërsa në ato si ky yni, boll të prodhosh sharje e shpifje, ti shumfishosh ato përmes makinersisë të stërmadhe të propgandës dhe askush nuk do të kujtohet më për të vërtetën.

Edi Rama nuk është as i pa ditur dhe as i pazoti, që nuk tenton të bindë me prova, ai e di se ka ngritur një fabrikë manipulimi të aftë për të mbjellë urrejtje dhe për të ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”.

Prandaj, për skandalin e 137 fluturimeve me çarter, ai nuk ndjeu as përgjegjësinë më të vogël për të bërë transparencë.

Prandaj ai nuk pati preokupimin e llogaridhënies për ata taksapagues që nuk janë as me të, as me opozitën, por thjeshtë duan të dinë se si qeverisen.

Në vend të këtij normaliteti ai ofroi cirkun e përhershëm, me fjalor të shfrenuar dhe armik të përcaktuar.

Kjo shpërfillje ndaj së vërtetës është linja me të cilën ka zgjedhur të sundojë.

Dhe për sa kohë që do ti funksionojë, ai do vazhdojë të fluturojë në ajër me paratë tona, duke i pështyrë si “shpifarakë” dhe “hjena”, ata që e bezdisin poshtë në tokë. /Lapsi.al

Tags: avionBerishaMetarama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Puthje e përqafime, zbulohet partneri i ri i Eneda Tarifës (FOTO)

Puthje e përqafime, zbulohet partneri i ri i Eneda Tarifës (FOTO)

Formula e pushtetit

Formula e pushtetit

Berisha: Kërkoj dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Ramës nga çdo funksion

Berisha: Kërkoj dorëheqjen dhe largimin përfundimtar të Ramës nga çdo funksion







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Putini: Kriza në Lindjen e Mesme mund të paralizojë ekonominë globale ashtu siç bëri COVID-19
Bota

Putini: Kriza në Lindjen e Mesme mund të paralizojë ekonominë globale ashtu siç bëri COVID-19

by mirseda
18:40 | 26/03/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu sot shqetësim në lidhje me ndikimin ekonomik të luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit,...

Sytë te Asllani, një gol “çel” finalen e play-off

Sytë te Asllani, një gol “çel” finalen e play-off

18:38 | 26/03/2026
Rikthehet “dimri” në pranverë, nesër borë në zonat malore

Rikthehet “dimri” në pranverë, nesër borë në zonat malore

18:36 | 26/03/2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

18:26 | 26/03/2026
Era e fortë në Durrës shkëput xhamin nga pallati

Era e fortë në Durrës shkëput xhamin nga pallati

18:24 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com