Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nga 2 deri në 10 mln lekë gjobë kush abuzon me çmimet

3 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga 2 deri në 10 mln lekë gjobë kush abuzon me çmimet

Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve.

Subjektet e shumicës që nuk respektojnë vendimet e bordit do të penalizohen me gjoba deri 10 mln lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël masa administrative do të jetë 2 mln lekë.

Përsëritja e shkeljeve do të dënohet me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit.

Në Fletoren Zyrtare është botuar akti normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimeve për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg” në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës i miratuar nga qeveria. Akti normativ përcakton se bordi do të monitorojë çdo javë çmimet e produkteve, sipas listës së miratuar prej tij dhe do të vendosë marzhin e fitimit.

Bordi është i detyrueshëm të zbatohet nga të gjitha subjektet dhe zbatimi i tyre monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg.

Sipas rastit, Bordi mund të vendosë krijimin e një task-force, me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sakaq ndaj bizneseve tregtuese të produkteve të shportës që nuk respektojnë marzhin e fitimit të përcaktuar nga bordi i transparencës do të zbatohen masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit dhe sekuestrimin e mallit kur shkelja përsëritet.

Konkretisht për subjektet e tregtimit me shumicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të lidhura me to dënohen me gjobë, në masën 10 milionë lekë, ndërsa subjektet e tregtimit me pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të lidhura me to dënohen me gjobë, në masën 2 milionë lekë.

Akti Normativ përcakton ndër të tjera se të gjitha subjektet janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave deri në 3 muaj ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim garantimin e popullatës me furnizime.

Akti Normativ

Neni 1 Objekti i këtij akti normativ është përcaktimi i rregullave për transparencën dhe monitorimin e çmimit të disa produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg, në zbatim të pikës 3, të nenit 11, dhe të pikës 1, të nenit 17, të Kushtetutës.

Neni 2 Situata e veçantë 1.Situatë e veçantë, në kuptim të këtij akti normativ, janë të gjitha ato raste, të cilat krijojnë situatë emergjente kur tregu i disa produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, sipas listës së përcaktuar nga Bordi, karakterizohet nga:

a) rritja e ndjeshme e çmimit të tyre në treg;

b) ulja në mënyrë të ndjeshme e importeve mesatare të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të lidhura me to, në krahasim me importet mesatare mujore të vitit kalendarik pararendës, për shkak të mungesave në tregun ndërkombëtar;

c) mungesa e produkteve në mënyrë të argumentuar në një shkallë të tillë, që pasojat e pafavorshme të shkaktuara nga kjo situatë nuk mund të shmangen a të parandalohen pa përcaktimin e masave, në përputhje me këtë akt normativ;

ç) çdo situatë tjetër e krijuar në tregun ndërkombëtar, e cila ka sjellë deformime në tregun vendas. 2. Situata e veçantë shpallet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 3 Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to

1.Me shpalljen e situatës së veçantë ngrihet dhe funksionon Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, në vijim, Bordi.

2. Bordi ka në përbërje:

a) ministrin përgjegjës për financat dhe ekonominë në cilësinë e kryetarit;

b) ministrin përgjegjës për bujqësinë;

c) drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve; ç) drejtorin e përgjithshëm të Doganave;

d) drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;

dh) 6 (gjashtë) përfaqësues nga shoqëritë e tregtimit të produkteve;

e) 1 (një) përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat, në nivel drejtuesi të lartë; ë) 1 (një) përfaqësues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë, në nivel drejtuesi të lartë.

3. Bordi mund të ftojë të marrin pjesë në mbledhjet e tij edhe përfaqësues të tjerë nga institucione shtetërore, ekspertë të fushës apo grupe interesi.

4. Bordi merr vendime me shumicë të thjeshtë të të gjithë anëtarëve të tij. Në rastet e konfliktit të interesit të përfaqësuesve të shoqërive, ndaj të cilave merret masë administrative, përfaqësuesi merr pjesë pa të drejtë vote në mbledhjen e Bordit dhe përjashtohet nga vendimmarrja.

5. Sekretariati i Bordit përbëhet nga struktura përgjegjëse për politikat ekonomike dhe fiskale, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, dhe përfaqësues nga strukturat e administratës doganore.

6 (gjashtë) përfaqësuesit e subjekteve të përzgjedhura nga shoqatat e biznesit dhe grupet e interesit, dërgojnë emrat e përfaqësuesve të tyre te sekretariati i Bordit.

7. Mbledhjet e Bordit thirren me kërkesë të kryetarit të Bordit. Njoftimi për mbledhje duhet të kryhet të paktën 2 (dy) orë para mbledhjes.

8. Mbledhjet e Bordit, në cilësinë e organit kolegjial gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së situatës së veçantë, realizohen edhe on-line, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik/telepunës.

Neni 4 Kompetencat dhe përgjegjësitë e Bordit Bordi ka këto kompetenca dhe përgjegjësi:

a) të miratojë listën e produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, për të cilat zbatohet situata e veçantë;

b) të zbatojë metodologjinë e përcaktuar për vendosjen me transparencë të plotë të marzhit të fitimit;

c) të vendosë marzhin e fitimit në bazë të monitorimit të çmimeve për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg;

ç) të njoftojë në mënyrë periodike, sipas vendimeve të Bordit, marzhin e fitimit, të cilat publikohen në Qendrën e Botimeve Zyrtare dhe në një seksion të veçantë në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për ekonominë dhe bujqësinë. Vendimet e marra nga Bordi i fillojnë efektet ditën pasardhëse ose sipas përcaktimit të vendimit të Bordit;

d) t’i propozojë strukturës përgjegjëse marrjen e masave administrative, sipas shkronjës “c”, të nenit 7, dhe pikës 3, të nenit 8, të këtij akti normativ, që duhet të ndërmerren ndaj subjekteve në rast shkeljeje të parashikimeve të këtij akti normativ;

dh) çdo kompetencë tjetër që vlerësohet e nevojshme, në bazë të këtij akti normativ.

Neni 5 Strukturat për monitorimin e zbatimit të vendimeve të Bordit Marzhi i fitimit i vendosur nga Bordi është i detyrueshëm të zbatohet nga të gjitha subjektet dhe zbatimi i tyre monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg.

Sipas rastit, Bordi mund të vendosë krijimin e një task-force, me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Neni 6 Vlera e produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to 1. Bordi çdo javë monitoron vlerën e çmimit të produkteve, sipas listës së miratuar prej tij, dhe vendos marzhin e fitimit.

2. Vlera e çmimit përbëhet:

a) nga çmimi i dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas origjinës së produkteve;

b) nga marzhi i fitimit të përcaktuar nga Bordi, për subjektet e importit dhe prodhimit, mbi çmimin e përllogaritur sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi;

c) ndërsa për subjektet e tregtimit me pakicë, nga marzhi i fitimit i përcaktuar nga Bordi, mbi çmimin e përllogaritur, sipas shkronjave “a”, dhe “b”, të kësaj pike, në të cilin aplikohen edhe taksat e tarifat, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 7 Masat e veçanta administrative Në rast të mosrespektimit të marzhit të fitimit të vendosur nga Bordi për produktet ushqimore bazë dhe produktet e tjera të lidhura me to zbatohen sanksionet e mëposhtme:

a) Subjektet e tregtimit me shumicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të lidhura me to dënohen me gjobë, në masën 10 (dhjetë) milionë lekë;

b) Subjektet e tregtimit me pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të lidhura me to dënohen me gjobë, në masën 2 (dy) milionë lekë;

c) Në rast përsëritjeje, masave të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, i shtohet edhe pezullimi i ushtrimit të aktivitetit dhe sekuestrimi i produkteve në gjendje inventari.

Neni 8 Masat me karakter detyrues Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.

2. Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg.

Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë.

Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre produkteve nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit të Mbrojtjes.

3. Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

4. Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë.

Neni 9 Organet kompetente për dhënien e masave administrative Të drejtën e dhënies së masave administrative me gjobë, sipas përcaktimeve të nenit 7, të këtij akti normativ, e ka Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për shkeljet e konstatuara, që lidhen me masat administrative me gjobë, sipas përcaktimit të nenit 7, të këtij akti normativ, vepron me dhënien e masës përkatëse brenda 5 (pesë) ditëve nga data e konstatimit të shkeljeve.

3. Shkeljet e konstatuara nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që lidhen me masën administrative me gjobë, sipas përcaktimit të nenit 7, të këtij akti normativ, i dërgohen brenda 24 (njëzet e katër) orëve Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila vepron brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e kërkesës, me dhënien e masës përkatëse të propozuar.

4. Shkeljet e konstatuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që lidhen me masën administrative “pezullim aktiviteti dhe sekuestrim të produkteve gjendje inventari”, i dërgohen brenda 48 (dyzet e tetë) orëve Bordit. Me marrjen e kërkesës, Bordi merr vendim lidhur me masën administrative “pezullim aktiviteti dhe sekuestrim të produkteve gjendje inventari”.

Vendimi i Bordit i dërgohet për ekzekutim dhe fillimin e procedurës për pezullim aktiviteti Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administratës tatimore për sekuestrimin e produkteve në gjendje inventari. Akti administrativ i pezullimit të aktivitetit dhe sekuestrimit të produkteve gjendje inventari merret nga organi kompetent brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e konstatimit të shkeljes.

5. Gjobat e dhëna, sipas këtij akti normativ, përbëjnë titull ekzekutiv. Modeli i tyre përcaktohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

6. Gjobat e mbledhura, sipas këtij akti normativ, derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

7. Shqyrtimi dhe dhënia e masave administrative bëhen në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.

Neni 10 Kohëzgjatja dhe zbatimi Parashikimet e këtij akti normativ zbatohen për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë të krijuar në treg.

2. Zbatimi i parashikimeve të këtij akti normativ fillon me shpalljen e situatës së veçantë, me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë përcaktohet me vendim të Bordit.

3. Në çdo rast, ky akt normativ nuk përjashton aplikimin e legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive apo akteve të tjera ligjore, për aq kohë sa nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij akti normativ.

Neni 11 Ankimi ndaj masave administrative Masat administrative me gjobë, të vendosura sipas këtij akti normativ, ankimohen sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative, ndërsa masat administrative me pezullim aktiviteti dhe sekuestrim të produkteve gjendje inventari ankimohen në gjykatën kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 12 Dispozitë kalimtare Me hyrjen në fuqi të këtij akti normativ shpallet edhe situata e veçantë, në kuptim të nenit 2, të këtij akti normativ, dhe fillojnë të zbatohen të gjitha dispozitat e këtij akti normativ.

Neni 13 Hyrja në fuqi Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. /Monitor

Tags: Bordi i Transparencëscmimetgjobat

TË LIDHURA

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon
Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

18:49 | 11/08/2025
Next Post
Fillimi i Muajit të Ramazanit, kreu i KMSH uron besimtarët (VIDEO)

Fillimi i Muajit të Ramazanit, kreu i KMSH uron besimtarët (VIDEO)

Banka Botërore rishikon me rënie çmimet e naftës me 2020, një fuçi 58 USD

Nafta ulet me 6 lekë të tjera, benzina shënon rritje

UPS provon biçikletat elektrike ‘eQuad’ për dërgesat urbane (FOTO)

UPS provon biçikletat elektrike 'eQuad' për dërgesat urbane (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com