E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

Në Shqipëri nevojiten ndërtime rezistente ndaj tërmeteve

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Kanë  kaluar tre javë nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit. Në peizazhin e qytetit bregdetar të Durrësit shfaqen rrënojat e godinave të hedhura në erë nga rreziku i shembjes, pallate shumëkatëshe me të ҫara të thella, të braktisura nga banorët, hotele të rrafshuara. Pamje të tilla ka në Thumanë, Lezhë, Laҫ, Shijak, Tiranë.

Bilanci është tragjik. Të dhënat  zyrtare nga Operacioni i Emergjencës të publikuara të mërkurën, (11.12.2019) flasin për 13 mijë qytetarë që kanë humbur banesat e tyre, 261 pallate të pabanueshme dhe 851 të dëmtuara, 2237 banesa të pabanueshme dhe 4618 të dëmtuara, 44 objekte të hedhura në erë dhe dhjetra të tjera që ruhen me perimetër sigurie, deri sa të vijë ora e shembjes së tyre.

51 jetët e humbura dhe ky bilanc dëmesh nxisin reflektime për situatën e ndërtimeve në territorin e Shqipërisë, që në hartën botërore të sizmologjisë është me ngjyrë të kuqe: me rrezik të lartë të goditjes nga tërmetet.

Nevojë urgjente për politikë urbane kombëtare

Arkitekti i mirënjohur, Artan Raҫa, i nominuar për disa ҫmime europiane, thotë për DW se dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit janë pasojë  e mungesës në Shqipëri të një politike urbane kombëtare. „Ka nevojë urgjente për një politikë urbane kombëtare të qëndrueshme dhe afatgjatë. E shoqëruar me një infrastrukturë të zhvilluar, që lidh qendrat e vogla urbane, një politike kombëtare do të ndalonte si shpopullimin e  zonave të tëra ashtu edhe mbipopullimin, përqëndrimin e popullsisë në  2 – 3 qendra, në Durrës, Tiranë apo diku tjetër, ” thotë Artan Raça për DW.

Ai thekson se ndërtesat e shkatërruara dhe ato të dëmtuara tregojnë „mungesë serioziteti në të gjitha hallkat e ndërtimit: nga konstruktorët, inxhinierët e materialeve të ndërtimit, inxhinierët e tokave. Tërmeti i 26 nëntorit tregoi se ndërtimi është akti më i rrezikshëm shoqëror.” vë në dukje ai.

„Ka patur një histeri dhe shpejtësi ndërtimi në Shqipëri, sidomos në dy dekadat e fundit, hedhja e betonit ka qënë si një terapi. Është parë fitimi i shpejtë në kurriz të ngritjes së banesave të qëndrueshme dhe dinjitoze. Mungon një kod, ku të jenë përcaktuar me hollësi deri edhe materialet e ndërtimit që do të përdoren në përputhje me shkallën e rrezikut nga tërmeti”, thotë për DW, Arkitekti Raҫa.

Detyrim ligjor: Përdorimi i Eurokodeve

Sado paradoks të duket, është një fakt jo sekret: Shqipëria përdor kodin e ndërtimit të vitit 1989, të para 30 viteve! Inxhinieri konstruktor, Armand Shehu, thotë për DW se tërmeti tregoi domosdoshmërinë e ndryshimeve cilësore në procesin e ndërtimit.

“Duhet të hiqet nga përdorimi kodi shqiptar i ndërtimit i vitit 1989 dhe të bëhet detyrim ligjor përdorimi i Eurokodeve. Duhet bërë një hartë e re sizmike për  territorin e Shqipërisë, që çdo objekt i ri që do të ndërtohet, të ketë me detyrim studimin gjeologjik dhe sizmik. Nuk duhet në asnjë mënyrë që në objektet ekzistuese të lejohet ndërtimi i kateve shtesë. Kjo praktikë e toleruar deri tani, është shumë e rrezikshme, siç tregoi tërmeti i 26 nëntorit” thotë për DW, inxhinjer Armand Shehu.

Lexo edhe :   Ulje e ndjeshme e të infektuarve me Covid-19 në vend, 12 viktima
Lexo edhe :   Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit për hapjen e negociatave

Roli i shtetit dhe drejtësia

Tërmeti i 26 nëntorit tregoi më shumë rrezikun që paraqet abuzimi dhe korruptimi i zyrtarëve bashkiakë, që bënë një sy qorr dhe një vesh shurdh për shtimin e kateve, të paparashikuara në projekt. Ai tregoi neglizhimin e shtetit për dekada të tëra.

Inxhinieria urbaniste Iliriana Bozo thotë për DW se “lëvizja e pakontrolluar e popullsisë, dyndja nga gjithë vendi në 2-3 qendra urbane solli krijimin  e zonave të tëra informale, abuzive, të pakontrolluara në të gjitha pikëpamjet. Asnjë qeveri nuk ka marrë mundimin të përmirësojë  kushtet teknike të projektimit antisizmik të vitit 1989. Asnjë qeveri nuk ka përditësuar dhe përfshirë në politikën kombëtare të ndërtimit Eurokodet antisizmikë”.

“Ne si profesionistë duhet të kërkojmë zbatimin e saktë të projekteve që hartojmë, pa u kompromentuar nga palë që kanë interesa financiare, plotësim i të cilave vë në rrezik qëndrueshmërinë e objekteve. Por është shteti që bën politikën kombëtare dhe kontrollon zbatimin e saj, ” thekson Iliriana Bozo.

Arkitekti Artan Raҫa  mendon se ndërtimin e godinave të banesave duhet ta marrë në dorë me përgjegjësi shteti. “Ka ardhur koha që banesa duhet t’i lihet shtetit. Banesa është si uji dhe ushqimi. Banesa përbën qytetin. Hartim i një politike urbane kombëtare do të bëjë të mundur shpërndarjen e mirëqënies në të gjithë territorin e vendit, në mënyrë kapilare dhe të qëndrueshme, krijimin e qyteteve lineare dhe jo vertikale, në përmasa humane dhe pa shkëputur nga toka, si pjesa më e madhe e qyteteve të Europës së re dhe të vjetër.  Kjo do të ҫonte në ndërtime më të qëndrueshme nga tërmetet, me kosto më të ulët dhe reduktim të pasojave të rënda në rast të një tërmeti tjetër në territorin e Shqipërisë”, thekson Artan Raҫa.

Për inxhinierin konstruktor Armand Shehu, shteti “ duhet patjetër të jetë i pranishëm  gjatë ndërtimit dhe të kontrollojë  gjithë procesin ndërtimor”. “Shteti duhet të marrë masat dhe të vendosë para përgjegjësisë personat që kanë dhënë në mënyrë abuzive leje për ndërtimin e kateve shtesë. Ky është shembulli më  i mirë i reflektimit të shtetit kur këtë proces e nis vetja”, thekson Armand Shehu./DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...