Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Nëse ka marrëveshje, Thaçi dhe Vuçiç mund të kandidohen për Nobel”

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Nëse ka marrëveshje, Thaçi dhe Vuçiç mund të kandidohen për Nobel”

Kosova dhe Serbia janë pranë një date historike, një takim Thaçi-Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, që pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare problemeve dhe çështjeve pezull që mbajnë të ndezur tensionet në Ballkan.

Për analistin Ben Andoni, në takimin e 27 Qershorit, jo më kot është bërë gjithçka që aty të jenë Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.

“Askush nuk shkon në SHBA nëse nuk ka bërë diçka më parë, nëse nuk është rënë dakord për diçka më parë. Kjo shikohet edhe tek fakti që Vuçiç ka konfirmuar edhe një herë lidhjet me Rusinë”, tha Andoni në Ditarin e orës 13:00 në “A2”.

“Mendoj që do të jetë e dhimbshme pak për Kosovën, dhe pak më shumë për Serbinë”.

Sipas Andonit, Thaçi ka një pushtet problematik në Kosovë, njësoj si Vuçiç në Serbi, madje shumë më tepër.

“Me të dy këta njerëz do të shkohet drejt një marrëveshjeje të madhe historike për të dy popuj të cilët kanë luftuar dhe kanë derdhur shumë gjak. Lëshimet që u bëhen këtyre dy liderëve tregon që interesi nuk është moral, por pragmatik, për të zgjidhur punë. Thaçi ka thënë që pas këtij mandati nuk do të kandidojë më, të njëjtën gjë ka thënë edhe Vuçiç.

Ndoshta nëse arrihet që Serbia të heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës dhe Kosova të bëjë lëshimet e saj, nuk është çudi që të dy të kandidohen për çmimin Nobel”, u shpreh ai.

Analisti mendon se bisedat do të jenë jashtëzakonisht të vështira.

“Besoj që në raste të tilla, SHBA i kanë të kornizuara palët, që do të thotë se të dy palët kanë marrë përsipër të lëshojnë. Ne të gjithë besojmë se do të ketë prekje të territoreve dhe kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme. Palët kur shkojnë në Shtëpinë e Bardhë, shkojnë me deklarata të tjera dhe kthehen me deklarata të tjera”.

Megjithatë, sipas Andonit ky nuk do të jetë takimi përfundimtar.

“Momenti pozitiv për Kosovën është deklarata e (ministrit të Jashtëm serb, Ivica) Daçiç, i cili ka thënë se Serbia do të ketë probleme nga kjo marrëveshje.

Diçka të tilla e ka thënë edhe më parë zoti Vuçiç kur ka ardhur nga Uashingtoni.

Unë besoj që pesha më e madhe është ndaj Beogradit se sa ndaj Kosovës, vetëm se këtë herë Kosova humbet realisht”, tha ai.

“Askush nuk flet sot për atë pjesë të territorit që iu la Malit të Zi. E njëjta gjë nuk është çudi të ndodhë edhe me Serbinë, pasi demarkacioni nuk është bërë ende”. /A2

Tags: marreveshjeThaciVucic

TË LIDHURA

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur
Rajoni

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Next Post
Veliaj fiton gjyqin ndaj ish-deputetes së PD, Gjykata dënon Tabakun për shpifje

Veliaj fiton gjyqin ndaj ish-deputetes së PD, Gjykata dënon Tabakun për shpifje

Kontrollet anti-COVID, Inspektorati Shëndetësor pezullon 8 aktivitete

Kontrollet anti-COVID, Inspektorati Shëndetësor pezullon 8 aktivitete

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, procesi do të zgjasë 3 ditë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, procesi do të zgjasë 3 ditë







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com