Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nëse fiton Xho Bajden, kush do ta qeverisë SHBA-në?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Nëse fiton Xho Bajden, kush do ta qeverisë SHBA-në?

Nga Freddy Grey “Spectator”

Xho Bajden nisi të thotë sërish këtë javë marrëzira në lidhje me origjinën e tij. Në përpjekje për t’u dukur si njeriu i popullit, ai tha në një tubim në Ohajo se nëse fiton do të ishte presidenti i parë “në 80 apo 90 vjet”, që nuk ka qenë në një nga shkollat elitare të SHBA-së.

Në fakt, as Regan nuk ka ndjekur këto shkolla, dhe as Karter, Nikson, Xhonson, Ajzenhauer, Truman apo Huver. Bajdenit i pëlqen gjithashtu të pretendojë se ai është “i pari në familjen e tij që u shkollua në universitet”. Kjo është diçka që ai e ka thënë për herë të parë në vitin 1987, të kopjuar nga një fjalim i Nill Kinok.

Por edhe kjo është e pavërtetë. Tre dekada më parë, njerëzit shqetësoheshin kur Bajden gënjente. Sot kjo gjë nuk i intereson askujt. Është e vështirë të kundërshtosh, e lëre më pastaj të shash një njeri që duket se nuk ka më asnjë ide se çfarë po thotë.

Bajden e humbi kontaktin me realitetin vite më parë; dhe mbase kështu ndodhi edhe me ne. Të hënën, ai e harroi emrin e Mit Romit, kandidati republikan për president në vitin 2012, duke thënë “senatori që ishte një mormon, më herët guvernator”.

Bajden bën gafa të ngjashme çdo ditë në fushatën tij. Dhe mos e vrisni mendjen as pë këtë:nëse sondazhet nuk gabojnë prapë, ai do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Po thuhet se amerikanët do të votojnë për Bajdenin, pasi ata dëshirojnë një “rikthim në normalitet” pas 4 viteve të çmendura nën presidentin Donald J.Trump.

Por çfarë ka normale apo të arsyeshme t’i japësh një 77-vjeçari në fazat e para të demencës potin më të plotfuqishëm në planet?

Të udhëheqësh botën e lirë nuk duhet të jetë një aktivitet i ndonjë pensionisti. Megjithatë askush nuk i ka kushtuar vëmendje faktit, që Bajden mund të mos shërbejë dot qoftë edhe një mandat të plotë. Ka më shumë të ngjarë që ai të përfundojë duke ia deleguar detyrat e tij më të mundimshme zëvendëspresidentet të tij Kamala Harris.

Shumë republikanë mendojnë se “Kamala dhe e majta radikale” do ta shkarkojnë udhëheqësin e tyre të dobët, sa më shpejt që të jetë e mundur. Në korrik, ish-senatori i Nju Hempshajër Xhud Greg shkroi se “brenda disa muajsh nga marrja e presidencës, Bajden do

të rrëzohet si statujat e personazheve historike të verës që shkoi nëpër SHBA, ndërsa lëvizja socialiste do të afrohet më shumë me pushtetin”.

Ata, sugjeron Greg, do t`a rrëzojnë Bajden duke evokuar Amendamentin e 25-të, përmes të cilit një president i paaftë mund të largohet nga detyra. “Do të jetë një grusht shteti”- shkroi ai. Ky skenar, mund të tingëllojë si një fantazi e shfrenuar.

Megjithatë është e lehtë të imagjinohet që Harris të marrë gradualisht frenat e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Komandanti i Përgjithshëm i sëmurë, tenton i dëshpëruar të ruajë njëfarë autoriteti, duke i thënë cilitdo që do t`a dëgjonte, se ai ishte dikur zëvendëspresidenti i Barak Obamës.

Gati askush nuk pret që Bajden, që do të jetë 82-vjeç deri në ditën e inaugurimit në vitin 2025, të tentojë një mandat të dytë. Ajo që bie në sy, është se sa shumë amerikanë duket se janë të lumtur ta zgjedhin një figurë të tillë, për sa kohë që kjo do të thotë 4 vite më pak me Donald Trumpin.

Por, Bajden nuk po i fiton këto zgjedhje vetëm sepse njerëzit e përçmojnë Trumpin. Ai po fiton sepse nuk është aq i majtë, dhe është më i pëlqyeshëm se Hilari Klinton. Shumë amerikanë, ishin të gatshëm të besonin se zonja Klinton kishte një plan të fshehtë për ta kthyer vendin e tyre të madh në një “ferr” të socializmit.

Ata thjesht nuk mendojnë se Bajden do t`a bëjë këtë gjë, të paktën jo me qëllim.

Sërish këtu e ndihmon edhe mosha e tij e madhe: kur flet me devotshmëri në lidhje me “transformimin” e Amerikës ose zhdukjen e e privilegjit të të bardhëve, ai tingëllon si një prift që flet për një muzikë të zymtë.

Njerëzit mendojnë se ai nuk e ka seriozisht atë që thotë. Instinktet e moderuara të Bajden – të përsosura gjatë 4 dekadave të kaluara në Uashington – e pengojnë atë të duket tepër progresiv. Ai u vonua në dënimin e trazirave të dhunshme, që filluan si protesta të lëvizjes  “Black Lives Matters”, por nuk iu bashkua motos elektorale vetëvrasëse “Mos financo më policinë“, që u përkrah nga shumë njerëz në partinë e tij.

Ai tingëllon shumë mendje-hapur për transeksualët, por është skeptik në lidhje me legalizimin e kanabisit. Bajden planifikon të shpenzojë edhe 7 trilionë dollarë shtesë për të adresuar krizën e Covid-19. Në të njëjtën kohë, ai premton se nuk do t’i rrisë taksat për ata që fitojnë më pak se 400.000 dollarë në vit.

Por sondazhet tregojnë se amerikanët besojnë se Trump do t`a menaxhonte më mirë ekonominë. Ideja se nën Bajdenin, Amerika mund të rikthehet në “normalitet”, nuk bazohet tek ndonjë besim në udhëheqjen e tij. Ajo është më shumë një supozim se sa i përket qeverisjes, Amerika e Bajden “do t’i kthehet punëve si zakonisht”, për mirë a për keq qoftë.

Burimi i lajmit: https://spectator.us/biden-wins-who-govern-geriatric

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Joe BidenSHBAzgjedhjet presidenciale

TË LIDHURA

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia
Bota

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

20:44 | 10/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident
Bota

8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një aksident

19:11 | 10/05/2025
Next Post
Mbape apo Haland? Real Madrid merr vendimin e bujshëm

Mbape apo Haland? Real Madrid merr vendimin e bujshëm

“Një Zot e di sa jam ruajtur”, gazetari i njohur me koronavirus

“Një Zot e di sa jam ruajtur”, gazetari i njohur me koronavirus

Pse Rilindja nuk është e majtë, por pjesë e oligarkëve

Pse Rilindja nuk është e majtë, por pjesë e oligarkëve

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com