E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Nëse fiton Xho Bajden, kush do ta qeverisë SHBA-në?

Nga Freddy Grey “Spectator”

Xho Bajden nisi të thotë sërish këtë javë marrëzira në lidhje me origjinën e tij. Në përpjekje për t’u dukur si njeriu i popullit, ai tha në një tubim në Ohajo se nëse fiton do të ishte presidenti i parë “në 80 apo 90 vjet”, që nuk ka qenë në një nga shkollat elitare të SHBA-së.

Në fakt, as Regan nuk ka ndjekur këto shkolla, dhe as Karter, Nikson, Xhonson, Ajzenhauer, Truman apo Huver. Bajdenit i pëlqen gjithashtu të pretendojë se ai është “i pari në familjen e tij që u shkollua në universitet”. Kjo është diçka që ai e ka thënë për herë të parë në vitin 1987, të kopjuar nga një fjalim i Nill Kinok.

Por edhe kjo është e pavërtetë. Tre dekada më parë, njerëzit shqetësoheshin kur Bajden gënjente. Sot kjo gjë nuk i intereson askujt. Është e vështirë të kundërshtosh, e lëre më pastaj të shash një njeri që duket se nuk ka më asnjë ide se çfarë po thotë.

Bajden e humbi kontaktin me realitetin vite më parë; dhe mbase kështu ndodhi edhe me ne. Të hënën, ai e harroi emrin e Mit Romit, kandidati republikan për president në vitin 2012, duke thënë “senatori që ishte një mormon, më herët guvernator”.

Bajden bën gafa të ngjashme çdo ditë në fushatën tij. Dhe mos e vrisni mendjen as pë këtë:nëse sondazhet nuk gabojnë prapë, ai do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Po thuhet se amerikanët do të votojnë për Bajdenin, pasi ata dëshirojnë një “rikthim në normalitet” pas 4 viteve të çmendura nën presidentin Donald J.Trump.

Por çfarë ka normale apo të arsyeshme t’i japësh një 77-vjeçari në fazat e para të demencës potin më të plotfuqishëm në planet?

Të udhëheqësh botën e lirë nuk duhet të jetë një aktivitet i ndonjë pensionisti. Megjithatë askush nuk i ka kushtuar vëmendje faktit, që Bajden mund të mos shërbejë dot qoftë edhe një mandat të plotë. Ka më shumë të ngjarë që ai të përfundojë duke ia deleguar detyrat e tij më të mundimshme zëvendëspresidentet të tij Kamala Harris.

Shumë republikanë mendojnë se “Kamala dhe e majta radikale” do ta shkarkojnë udhëheqësin e tyre të dobët, sa më shpejt që të jetë e mundur. Në korrik, ish-senatori i Nju Hempshajër Xhud Greg shkroi se “brenda disa muajsh nga marrja e presidencës, Bajden do

të rrëzohet si statujat e personazheve historike të verës që shkoi nëpër SHBA, ndërsa lëvizja socialiste do të afrohet më shumë me pushtetin”.

Ata, sugjeron Greg, do t`a rrëzojnë Bajden duke evokuar Amendamentin e 25-të, përmes të cilit një president i paaftë mund të largohet nga detyra. “Do të jetë një grusht shteti”- shkroi ai. Ky skenar, mund të tingëllojë si një fantazi e shfrenuar.

Lexo edhe :   Biden parashikon se Rusia 'do të hyjë' në Ukrainë. Gati për luftë?

Megjithatë është e lehtë të imagjinohet që Harris të marrë gradualisht frenat e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Komandanti i Përgjithshëm i sëmurë, tenton i dëshpëruar të ruajë njëfarë autoriteti, duke i thënë cilitdo që do t`a dëgjonte, se ai ishte dikur zëvendëspresidenti i Barak Obamës.

Gati askush nuk pret që Bajden, që do të jetë 82-vjeç deri në ditën e inaugurimit në vitin 2025, të tentojë një mandat të dytë. Ajo që bie në sy, është se sa shumë amerikanë duket se janë të lumtur ta zgjedhin një figurë të tillë, për sa kohë që kjo do të thotë 4 vite më pak me Donald Trumpin.

Lexo edhe :   Biden parashikon se Rusia 'do të hyjë' në Ukrainë. Gati për luftë?

Por, Bajden nuk po i fiton këto zgjedhje vetëm sepse njerëzit e përçmojnë Trumpin. Ai po fiton sepse nuk është aq i majtë, dhe është më i pëlqyeshëm se Hilari Klinton. Shumë amerikanë, ishin të gatshëm të besonin se zonja Klinton kishte një plan të fshehtë për ta kthyer vendin e tyre të madh në një “ferr” të socializmit.

Ata thjesht nuk mendojnë se Bajden do t`a bëjë këtë gjë, të paktën jo me qëllim.

Sërish këtu e ndihmon edhe mosha e tij e madhe: kur flet me devotshmëri në lidhje me “transformimin” e Amerikës ose zhdukjen e e privilegjit të të bardhëve, ai tingëllon si një prift që flet për një muzikë të zymtë.

Njerëzit mendojnë se ai nuk e ka seriozisht atë që thotë. Instinktet e moderuara të Bajden – të përsosura gjatë 4 dekadave të kaluara në Uashington – e pengojnë atë të duket tepër progresiv. Ai u vonua në dënimin e trazirave të dhunshme, që filluan si protesta të lëvizjes  “Black Lives Matters”, por nuk iu bashkua motos elektorale vetëvrasëse “Mos financo më policinë“, që u përkrah nga shumë njerëz në partinë e tij.

Ai tingëllon shumë mendje-hapur për transeksualët, por është skeptik në lidhje me legalizimin e kanabisit. Bajden planifikon të shpenzojë edhe 7 trilionë dollarë shtesë për të adresuar krizën e Covid-19. Në të njëjtën kohë, ai premton se nuk do t’i rrisë taksat për ata që fitojnë më pak se 400.000 dollarë në vit.

Por sondazhet tregojnë se amerikanët besojnë se Trump do t`a menaxhonte më mirë ekonominë. Ideja se nën Bajdenin, Amerika mund të rikthehet në “normalitet”, nuk bazohet tek ndonjë besim në udhëheqjen e tij. Ajo është më shumë një supozim se sa i përket qeverisjes, Amerika e Bajden “do t’i kthehet punëve si zakonisht”, për mirë a për keq qoftë.

Burimi i lajmit: https://spectator.us/biden-wins-who-govern-geriatric

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...