Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Veljko Odalovic shfaqet i dyshimtë sa i përket të drejtave të minoritetit serb në Kosovë.
Pas krijimit të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Odalovicit shprehet se është e rëndësishme të dihet se kush do të jetë ministri i ardhshëm që do t’iu ofrohet serbëve. Ndërsa shton që propozimi duhet të pranohet fillimisht nga Lista Serbe.
“Një ministri është e garantuar për serbët, por nëse ajo do të jetë linja e detyrës më e nevojshme nga serbët, do të varet nga marrëveshja e koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veljko Odalovic
Ndër të tjera, Sekretari i Ministrisë së Jashtëm tha se marrëveshja e koalicionit mes dy partive duhet të jetë hapi i parë konkret drejt krijimit të një qeverie, dhe para kësaj është krijimi i një asambleje. Ndërsa theksoi se Lista Serbe duhet të respektohet, pasi arriti të fitojë shumicën e votave serbe.
“Ai do të duhet ta ofrojë atë mandat në Listën Serbe. Si do të funksionojë ai më vonë, kush e di që deklaratat e tij janë anti-serbe. Një dimër i nxehtë ose një periudhë e nxehtë e ngjarjeve të ardhshme na pret”, tha sekretari i përgjithshëm.