Aktualitet

Rama – mediave: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata’


               Publikuar në : 13:03 - 02/12/19 M P

Sot, kryeministri Rama ka lëshuar një tjetër paralajmërim në drejtim të mediave.

Ai u ka bërë thirrje që të verifikojnë lajmet ose përndryshe do t’u nënshtrohen masave të rrepta. Ky është hera e disatë që kryeministri ka lëshuar paralajmërim ndaj mediave. “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”, është shprehur në një postim në rrjetet sociale Rama.

Dalin shifrat, ja sa herë është lëkundur toka pas tërmetit të 26 nëntorit

 

Reagimi i Ramës:

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar! Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT