E enjte, 24 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Nënshkrimi i marrëveshjes nga Hoti dhe Vuçiç, reagon Shtëpia e Bardhë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ka ardhur edhe reagimi i Shtëpisë së Bardhë.

Zv/sekretari për mediat, Judd Deere thotë se kjo është një marrëveshje historike e arritur nga presidenti Trump për ta bërë botën një vend më të paqtë dhe më të begatë.

“Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, shkruan ai në Twitter.

Vetëm pak minuta më parë Hoti dhe Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Uashington, në prani të presidentit Trump.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qytetet më të shtrenjta në botë për të huajt; Tirana në vendin e 152

Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj. Ashgabat, një qytet me rreth një...

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...