Shtatë vite më parë, Timmothy Pitzen së bashku me mamanë e tij u nisën në një udhëtim 3-ditor me makinë për në Illinois për tu argëtuar. Por, ata asnjëherë nuk arritën në destinacion. Nëna e tij u gjet e vdekur, ndërkohë 6-vjeçari nuk gjendej asgjëkund.
Pasi udhëtuan për afro 2 ditë, Timmothy dhe mamaja e tij ishin të qetë dhe të gëzuar. Shumë shpesh ata ndaluan për të telefonuar familjarët, duke i siguruar që ishin mirë. Por, më pas mamaja e Timmothy kreu vetëvrasje në një motel. Në atë kohë policia gjeti një shënim të shkruar nga ajo, në të cilin thuhej se Tommothy ishte i sigurt, me njerëz që e donin dhe kujdeseshin për të.
“Ju asnjëherë nuk do ta gjeni”, shkruhej ndër të tjera në shënimin.
Kjo gjë bëri që autoritetet dhe familjarët të besonin se ishte rrëmbyer, por policia nuk gjeti asnjë gjurmë të vogëlushit. Por, tanimë 14-vjeç Timmothy arriti të arratisej vetë nga rrëmbyesit, duke hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Timmothy u tha autoriteteve se u largua nga një hotel në Sharonville ku ai dhe dy burra qëndronin për 7 vite. Por, nuk e dinte vendndodhjen e saktë të hotelit. Ndaj policia ka nisur tashmë hetimin në të gjithë zonën, por ende nuk ka informacione për identitetin e autorëve.
Adoleshenti i përshkroi dy rrëmbyesit trup madh, njëri me një tatuazh merimange në qafë dhe tjetri kishte në krahë një tatuazh me gjarpër./ Burimi: CNN Përshtati: TIRANA TODAY