Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mafia në Durrës, rihapen 8 dosje që tronditën qytetin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Tetë nga dosjet më të rëndësishme kriminale në Durrës janë rikthyer nga Prokuroria për rihetim në polici. Bëhet fjalë për vrasje të bujshme të tipit mafioz, për të cilat ende nuk ka autor.

Ato janë cilësuar viktimat e mafies në bregdet. Autorët s’kanë lëne gjurmë. Tetë dosje, do të rihetohen nga policia e Durrësit. Prokuroria e Durrësit ndër vite nuk ka mundur të hedhë dritë mbi zbulueshmërinë e vrasjeve të klasifikuara të tipit mafioz, e që kanë tronditur qytetin bregdetar.

Ky ngërç sipas organit të akuzës ka ardhur si pasojë e mungesës së provave, bashkëpunimit të familjarëve, apo personave që mund të kenë dijeni mbi motivet.

Në këto kushte, ky institucion ka kërkuar sërish mbështetjen e policisë, duke i rikthyer dosjet, me qëllim mbledhjen e informacioneve të reja, të dobishme për prokurorët e çështjeve.

Vrasja e 35 vjecarit Elvis Dedej çeli edhe sagën vrasjeve të tipit mafioz. Mbi të u qëllua me breshëri automatiku. Ishte qershori i 2012-s në kulmin e sezonit turistik. Durrësi u përfshi në panik, krimi ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara nga turistët, tek Shkëmbi i Kavajës.

Një vit më vonë dhe pikërisht muajin shtator të 2013-s ndërtuesi 40 vjeçar Plaurent Cani u ekzekutua. E shkuara e tij kriminale bëri që hetuesit të dyshonin për hakmarrje, ekzekutim nga vrasës me pagesë.

10 ditë nga vrasja e biznesmenit, oficerët e hetimit kriminal u përballën me një tjetër ekzekutim të frikshëm. Nëna e Elvis Dedejt, Fatmira Dedej u gjet e vdekur me plumb në kokë e trup, në garazhin e pallatit ku banonte, në qendër të Durrësit. Në atë kohë policia foli për të njëjtët vrasës që ekzekutuan të birin, por pa mundur t’i identifikojë.

Janari i 2014-s nisi me një ekzekutim, që për nga mënyra e kryerjes ishte i panjohur më herët nga policia lokale. Atë të ekzekutimit me anë të shpërthimit të telekomanduar. Viktima ishte biznesmeni 45-vjeçar Xhemal Çela. Makina e tij  u hodh në erë në rrugën e plazhit. Ekspertët nuk gjetën asnjë provë që mund t’i ndihmonte.

Pa kaluar 6 muaj, një tjetër biznesmen u ekzekutua pak kilometra nga vendi ku u hodh në erë makina e Celës. Kujtim Dyrmishi, nuk mundi t’i shpëtonte atentatit me automatik sapo kishte zbritur nga automjeti.

Vrasja e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushaj, në shtator të 2015  një tjetër krim i rëndë. Por një muaj më vone, në Janar të 2016, merret peng Gazment Çollaku. Jo shumë larg nga vendi ku u ekzekutuan dy të rinjtë, në zonën më të frekuentuar të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantja”.

Më pas ekzekutimi i tij në Krujë, nga persona të kamufluar me uniforma policie, ishte një tjetër ngjarje që rriti pasigurinë në qytet. Në maj të 2016, Shpëtim Shala 38 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba nga një armë “Scorpions” me silenciator në plazh, sapo u nda nga shokët.

Disa nga viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin, ata ishin të implikuar në trafikun e narkotikëve. Policia dyshoi për vrasës profesionistë. Por këto vrasje dhe dosje të pazbardhura siç është vrasja e 18 vjeçarit Mario Curri, apo e volejbollistit Juxhin Guza, nuk kanë autor./abcnews.al

Tags: 8 dosjedurresmafiaqytetinRihapentronditen

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Gaz Paja: Jam me Erion Veliajn, s’më plas çfarë thonë. Ja sa e kam blerë makinën

Shteti i vogël islamik dënon me vdekje homoseksualët

Ngjela: Ky është ndërkombëtari që do jetë i ashpër me Metën dhe Bashën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com