Kryeministri Rama ditën e sotme, ndryshe nga herët e tjera ka preferuar të ndajë diçka personale me publikun.
Me anë të postimi në rrjetin Social “Facebook” kryeministri ka treguar për emocionet që ka përjetuar ditën e sotme ne lidhje me çmimin e akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, si stomatologia e pare, në ndër të nënës së tij, Aneta Rama. E ndonëse do të ishte e rastit që e pranishme të ishte vete Aneta Rama, kryeministri ka shpjeguar se e kishte të pamundur të ishte e pranishme pas është sëmurë.
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës
Love you mom”, shkruan Rama, ndërsa mesazhin e shoqëron me një foto të nënës së tij dhe djalit të vogël Zaho.