Parlamenti holandez nuk ka ndryshuar qëndrim për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar. Negociatat me Shqipërinë do të hapen pasi të jenë përmbushur pesë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018-të”, ka theksuar ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok. Mediat holandeze shkruajnë se “me veton holandeze ende të vendosur, nuk ka gjasa që të hapen negociatat me Shqipërinë, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse”.