Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Negociatat/ Genc Pollo: Çelja reale pas zgjedhjeve të parakohshme

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/ Genc Pollo: Çelja reale pas zgjedhjeve të parakohshme

Genc Pollo, ish-deputeti dhe ish-ministri i PD shpreson që metodologjia e re e zgjerimit do të mundësojë një konsensus mes shteteve anëtare të BE për hapjen e negociatave të lidhur me plotësimin e kushteve të Bundestagut Gjerman. Në një intervistë për Deutsche Welle, Pollo deklaron se zhgënjimi e shpresëhumbja kolektive tek shqiptarët nuk erdhi për moshapjen e negociatave por u shkaktuan nga kapja e shtetit. Ai shpjegon se çfarë do ndodhë me Shqipërinë nëse merr përgjigje pozitive në mars.

A po rriten në Shqipëri shanset për një vendim pozitiv lidhur me negociatat e anëtarësimit?

Mendoj që rishikimi i metodologjisë së zgjerimit duket se do të arrijë një konsensus mes shteteve anëtare të BE mbi çeljen e negociatave. Nëse kjo, me shpresë, ndodh në mars atëherë faktikisht do të kemi një vendim në parim nga liderët e BE për fillim pa kushte të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një vendim në parim për fillim me kushte (të Bundestagut) për Shqipërinë.

Për Shqipërinë kjo do të thotë konkretisht që Konferenca e Dytë e Pranimit e cila çel negociatat reale do të ndodhë mbasi të kemi mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Kjo, ju kujtoj është një ndër 12 kushtet e Bundestagut, pra të Gjermanisë. Gjithmonë nëse ndonjë shtet tjetër nuk ka kushte për të shtuar.

Unë mendoj se plotësimi i këtyre kushteve është një ndihmë e madhe për të ripërmbushur disa standard minimale të demokracisë e shtetit ligj dhe si një rrugëdalje nga kriza e thellë kushtetuese e politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh. Kurse negociatat e anëtarësimit me BE kanë domethënie strategjike por impakti i tyre është afatgjatë.

Politikanë të BE, së fundi Presidenti i PE, Davide Sassoli, deklarojnë që po përpiqen të bindin vendet skeptike, të kryesuara nga Franca, që “procesi i anëtarësimit duhet të fillojë”. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të përligjë këtë mbështetje?

Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se përmes procesit të negociatave dhe përgjithësisht përmes integrimit europian i lidhin fort shtetet e Ballkanit me BE-në dhe pengojnë ndikimin e Fuqive të Treta jo fortë miqësore. Duke i qenë atyre mirënjohës për këtë insistim shumë të rëndësishëm strategjikisht do të thoja sërish se për Shqipërinë me një shoqëri të orientuar nga Evropa e Perëndimi ky nuk është problem as madhor e as akut.

Ka politikanë evropianë të cilët insistojnë se moshapja e negociatave sjell zhgënjim shtesë në popullsitë e vendeve tona sidomos tek rinia. Jam i sigurt se ata janë dashamirës por unë insistoj se zhgënjimi në Shqipëri që po shkakton shpopullim masiv duke filluar nga 2014 nuk lidhet dhe aq shumë me çeljen apo mosçeljen e negociatave. Zhgënjimi nuk mund të ndikohej nga progres raportet bojërozë e fantaziozë që rekomandonin prej vitesh çeljen pa kushte të negociatave.

Zhgënjimi e shpresëhumbja kolektive tek ne u shkaktuan nga kapja e shtetit, oligarkizimi e pjesërisht kriminalizimi i ekonomisë përfshirja e qeverisë në krimin e organizuar dhe e këtij të fundit në ruajtjen e pushtetit politik aktual. Këto janë shkaqet në rrënjë të krizës së thellë politiko-kushtetuese ndërsa parlamenti e bashkitë moniste janë vetëm një pasojë.

Me Presidentin e Parlamentit Evropian zotin Sassoli pata përshtypjen se, ndryshe nga më parë, se kemi të bëjmë me ofiqarë evropianë që duan t’i kuptojnë realisht problemet tona si dhe duan të mos qëndrojnë indiferent ndaj tyre.

Krahas përmbushjes së kushteve të Bundestag-ut rruga për normalizimin politik e demokratik në vend kalon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vendore me një qeveri kujdestare. Këtë të fundit e testuan me sukses fqinjët maqedonas të cilët patën në 2017 një krizë akute por gjithsesi pa dimensionin e narkotrafikut që na bëri peshqesh pushteti rilindist./DW

Tags: celjaGenc Pollonegociataparakohshmezgjedhje

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Si u përzgjodhën emrat që do të merren nën hetim nga OFL/ Përgjigjet Lleshaj

Si u përzgjodhën emrat që do të merren nën hetim nga OFL/ Përgjigjet Lleshaj

3 shtetas të Maqedonisë së Veriut në anijen me të infektuarit nga Koronavirus

3 shtetas të Maqedonisë së Veriut në anijen me të infektuarit nga Koronavirus

Pse nuk arrestohet Altin Hajri?/ Lleshaj jep arsyen

Pse nuk arrestohet Altin Hajri?/ Lleshaj jep arsyen

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com