Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Negociatat/ Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi për Maqedoninë e Veriut

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të hapen negociatat me Bashkimin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.

Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë eurokomisioneri Oliver Varhelyi sot në Sofje tha se është jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po diskutohet çështja se kur Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, e cila, siç tha ai, besonte se është zgjidhur para dy vitesh.

Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor.

“BE nuk ka as kohë për të humbur dhe as interes për të shtyrë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, theksoi Varhelyi.

Ai i bëri thirrje Sofjes që të ketë më shumë besim në vetvete, në fuqinë e BE-së dhe në fuqinë transformuese të zgjerimit.

“Unë jam këtu në Sofje tani dhe kur flasim për zgjerimin, pyetja e pashmangshme është se kur do të kemi konferencën ndërqeveritare, domethënë kur do të fillojmë të punojmë për dërgimin e anëtarësimit”, tha Varhelyi.

Si argument ai theksoi luftën në Ukrainë, duke kujtuar se Evropa e ka parë tashmë një luftë të tillë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka asnjë garanci se ky destabilitet nuk do të përsëritet.

“Mësimi nga vitet e kaluara për Ballkanin Perëndimor është se ne duhet të përshpejtojmë procesin dhe, kur them përshpejtim, nuk kam parasysh institucionalisht, por realisht, në terren, për të ndryshuar jetën në rajon”, tha Varhelyi. /abcnews

Tags: beBullgariaMaqedonia e veriutnegociatat

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Next Post

“Do vendos targën e makinës në Inst*gram”, Beniada: Ju lutem mos më vini më gjoba

Nard Ndoka nga politika në moderim, nis së shpejti “Hola Nardi” (VIDEO)

Bulmeti rritet përsëri/Përpunuesit: Shkak shtrenjtimi i qumështit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

by mirseda
18:30 | 08/06/2026
0

Protesta në Tiranë ka bërë bashkë mijëra qytetarë, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen...

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026

Merkato e nxehtë në Shkodër, rindërtimi nis nga mbrojtja/ Tre lojtarë jashtë planeve të Vllaznisë

18:00 | 08/06/2026

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com