Nga: Mentor Kikia
“Në shekullin e tetëmbëdhjetë, ambasadorët otomanë në Berlin e Vjenë e më pas edhe në Paris e Londër, përshkruanin plot habi, nganjehërë duke shprehur haptazi admirimin, efektivitetin e funksionimit të administratës evropiane, ku emërimet dhe ngritjet në përgjegjësi bëheshin në bazë të aftësive dhe meritave dhe jo sipas tarafeve, hatërllëqeve, rekomandimeve dhe gjëra të tjera të këtij lloji”.(Nga libri “Ku është gabuar?”- Bernard Leëis)
E kuptoni pse nuk çapitemi dot drejt Evropës ne? Sepse ne kemi vetëm dëshirë për të shkuar në Evropë, kemi vetëm admirim për Evropën, ose më saktë për pasurinë dhe rregullin e Evropës. Por skemi asgjë evropiane. Në shumicën e rasteve ne funksionojnë ende mbi baza tribale. Edhe partitë janë shndërruar në grupime tribale, ku anëtarët e tribusë që ka pushtetin, kanë të drejtë të hanë më shumë mish, tua marrin bukën nga goja të tjerëve, të vishen më mirë, të kenë makina më luksoze, të zhvasin prona, të bëjnë para, plaçkë e pasuri të patundëshme.
Sot, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për udhëheqës që të qurraviten para dyerve të Brukselit, duke u përbetuar se sa shumë e duan Evropën, por për udhehqës largpamës që ta evropianizojnë Shqipërinë. Ta moderonzojnë jo thjeshtë në teknologji, por në mentalitet dhe qeverisje. Pavarëisht se kemi makina të prodhimit të fundit dhe pube plot pije të shtrenjta, prostituta e kokainë të pastër, në sjellje dhe mënyrën e qeverisjes jemi ende otomanë, as turq jo.