Në momentin që mendonim se çudirat e zgjedhjeve kishin marrë fund, raportohet edhe një ngjarje tjetër e pazakonshme dhe e padëgjuar më parë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në Facebook, videon e një të riu i cili ka insistuar që të fusë një gomar në një qendër votimi. Gomari është i veshur me 2 bluza të Partisë Socialistë, në të cilat shkruhet: “Edi Rama gati për votim”.
Ndërkohë Berisha, përkrah videos shkruan: “Kur njerëzit i braktisin, ju dërgojnë veshgjatin për votim!”.
Po këtë video më vonë e ka shpërndarë edhe ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi duke ironizuar mazhorancën.
“Nga kalorës rilindjeje sot përfundoi në gomar rilindjeje. S’keni parë gjë akoma. Mister 15% në votime e gëzofsh fitoren”, shkruan Maliqi.