Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Në Shkodër vr*ten për një fjalë goje”, Lala: 19-vjeçari Erjon Xhenje shërbente tek ferma e Asmer Bilalit

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Në Shkodër vr*ten për një fjalë goje”, Lala: 19-vjeçari Erjon Xhenje shërbente tek ferma e Asmer Bilalit

Mbrëmjen e së dielës, Shkodra u trondit nga një atentat në drejtim të 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në rrugën “Bujar Bishanaku”. Autorët kanë qenë dy persona që janë afruar pranë lokalit me një motor.

Aktualisht hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, duket se janë ende në vendnumëro. Kamerat e sigurisë nuk kanë pikasur dy autorët e kësaj ngjarje, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza. Megjithatë grupi hetimor i policisë së Shkodrës po kontrollon provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, për të hedhur dritë mbi vrasjen e 19-vjeçarit.

Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka dhënë detaje të reja mbi atë që mund të fshihet pas kësaj ngjarje, teksa i është referuar hetimeve që po kryhen nga grupi hetimor.

Klodiana Lala: Shkodra po zien dhe po kthehet hakmarrja mes bandave tradicionale. Erjon Xhenje, viktima i cili ishte vetëm 19-vjeç, rezulton që ishte lidhje e Asmer Bilalit, është një personazh shumë i përfolur. Ka qenë i arrestuar në kuadër të operacionit, ku u godit në atë kohë fisi Bajri. Vetëm njëri prej tyre aktualisht është i arrestuar, të gjithë të tjerët janë në liri. Ai shërbente tek ferma e Asmer Bilalit, punëtor ferme dhe është parë nga kundërshtarët si një personazh që mund të kishte lidhje me ngjarjet kriminale që po ndodhin në Shkodër.

Blendi Fevziu: Si mund të kishte lidhje kur punonte në një fermë?

Klodiana Lala: Kështu funksionon Shkodra. Atje po vriten dhe për fjalë goje. 19-vjeçari ishte punëtor ferme. Në 2 shtator është vrarë Ismet Çekorja, djali i tij, Bajram Çekorja dyshohet për një atentat ndaj Alban Bruçit. Nëse ju kujtohet, Ismet Çekorja doli dhe tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori, “djali im është i pafajshëm” dhe përdori një shprehje që “djalin tim nuk mund ta përbaltin ata që merren me stallat e kuajve”. Dhe kjo sipas grupit të hetimit, po përkthehet si një hakmarrje sepse njëri nga pjesëtarët e fisit Xhenje, dyshohet të jetë i përfshirë pikërisht në këtë vrasje, pra në vrasjen e Ismet Çekorjes. Në shenjë hakmarrje mendohet të jetë vrarë dhe Erjon Xhenje. Është ekzekutuar në një vend shumë të populluar. Vëllai i tij rezulton i skeduar në disa ngjarje të tjera kriminale.

Mes të tjera, Lala ka thënë se nëse nuk ndërhyhet për të luftuar bandat, situata në Shkodër mund të dalë jashtë kontrollit.

Klodiana Lala: Nëse nuk ndërhyhet, lufta mes bandave nuk mund të hetohet as me deklarata, por me veprime konkrete. Në të kundërt, Shkodra mund të dalë jashtë kontrollit. Po kthehen bandat tradicionale.

 

Tags: blendi fevziuErjon XhenjeKlodiana Lala

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
U përfol për lidhje me kartelin meksikan/ “Unë nuk shes byreqe”, biznesmeni flet për takimin me Ramën

U përfol për lidhje me kartelin meksikan/ "Unë nuk shes byreqe", biznesmeni flet për takimin me Ramën

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm ushtarak të Rusisë

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm ushtarak të Rusisë

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com