Në SHBA lind bebja që ka gati të njëjtën ‘moshë’ me nënën e saj

Një foshnje e lindur në Tenesi të SHBA, mund të pretendojë se është foshnja më e “moshuar” e lindur ndonjëherë në botë. Kjo pasi besohet se është embrioni i ruajtur në ngrirje për më shumë kohë dhe që më pas solli një lindje të shëndetshme.

Moli Gibson lindi më 26 tetor. Por ditëlindja e saj e vërtetë është disa dekada me parë. Ajo lindi nga një embrion i ngrirë që në tetorin e vitit 1992, pra 28 vjet më parë. Nëna e Moli, Tina, që tani është 29 vjeçe, lindi vetëm 18 muaj më herët sesa kur Moli ishte ngrirë në formën e saj embrionale.

Pra që të dyja ekzistojnë në këtë planet prej të njëjtës periudhë, edhe pse janë një brez larg njëra-tjetra. Kur lindi, Moli theu rekordin e mbajtur nga një fëmijë tjetër, që më parë ishte ruajtur në ngritjen në formën e një embrioni. Ajo ishte Ema Gibson, e ngrirë si embrion për 24 vjet para se të lindte në vitin 2017.

Edhe Ema rastisi të ishte motra e madhe e Molit, që do të thotë se dy fëmijët e kësaj familje beqare ishin 2 embrionet me ngrirjen më të gjatë që është regjistruar ndonjëherë. E gjitha kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por në fakt ka shumë kuptim kur mëson të gjithë historinë.

Moli dhe Ema motra gjenetike, që ishin ngrirë në të njëjtën kohë, pasi ishin dhuruar në mënyrë anonime nga prindërit e tyre biologjikë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Pra, të dyja janë motra të vërteta – përveçse janë të birësuara. Ato u mbartën në bark, dhe u sollën në jetë nga nëna e tyre birësuese, Tina.

Vetëm se u desh pak më shumë se zakonisht, në fakt dekada, që këta të vegjël të durueshëm të shihnin dritën e diellit.“Ne jemi shumë të lumtur. Nëse do të më kishit pyetur 5 vjet më parë nëse nuk do të kisha vetëm një vajzë, por dy, do të kisha thënë se ishit e çmendur”- deklaroi ajo për BBC.

Procesi i lindjes u lehtësua nga stafi në Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve (NEDC), në Noksvil, një organizatë jofitimprurëse e krishterë, që mbledh embrionet e dhuruara nga prindërit biologjikë që kanë kaluar në fekondimin in vitro (IVF), por që kanë vendosur, për arsye të ndryshme, të mos përdorin embrion për një shtatzëni.

Në raste të tilla, në vend se t’i lejojnë embrionet të hidhen në koshin e plehrave, prindërit mund t’ia dhurojnë embrionet e tyre të ngrira NEDC, që i ruan ato për përdorim të mëvonshëm, duke punuar me prindërit e ardhshëm (shumica e tyre me probleme të infertilitetit), që aplikojnë për të birësuar një embrion.

Qendra ka lehtësuar deri tani mbi 1.000 lindje të suksesshme, por Ema dhe Moli përfaqësojnë rastet më të mrekullueshme në aspektin shkencor, pasi ato janë embrionet me ngrirjen më të gjatë në kohë që më pas janë bërë foshnje. Përtej thyerjes së një rekordi, lindjet e tyre të suksesshme, ofrojnë prova unike se sa shumë kohë mund të rezistojnë embrionet e ngrira, gjë që nuk është kuptuar kurrë plotësisht.

“Për sa kohë që embrionet mbahen në mënyrë korrekte në rezervuarin prej azoti të lëngshëm në -238 gradë celcius, ne mendojmë se ato mund të jenë të mira për një kohë të pacaktuar”, thotë drejtoresha e laboratorit të NEDC, Kerol Somerfelt.

“Me lindjen e Molit, ne e dimë që ato mund të mbijetojnë për të paktën 27 vjet e gjysmë dhe ndoshta më gjatë”, shton ajo. Ndërsa Moli dhe Ema janë dëshmi e mundësive të jashtëzakonshme, ky proces bart ende shumë rrezik dhe pasiguri.

Vetëm rreth 75 për qind e embrioneve të dhuruara, i mbijetojnë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes, thotë NEDC, dhe rreth 49 për qind e transferimeve rezultojnë në një lindje të gjallë.

Fatmirësisht, nivelet e suksesit të fekondimit in vitro me embrione të ngrira vitet e fundit kanë qenë të larta, dhe tani mendohet se ato janë po aq të suksesshme sa trajtimet që përdorin embrione të freskëta.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/oldest-baby-ever-born-is-a-27-year-old-record-breaker-almost-as-old-as-her-mother

Përshtatur nga TIRANA TODAY