Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Në prag të 28 nëntorit “bashkohen” arkivat

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Në prag të 28 nëntorit “bashkohen” arkivat

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi.

Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që ruhen në Arkivin Qendor Shtetëror, prej kësaj fillimjave, do të ketë mundësi të aksesojë dokumentet prej Prishtinës, njësoj sikur të ishte në Tiranë.

Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e unifikimit kulturor të shqiptarëve, larg folklorizmave e përmes integrimit institucional.

“Çdo studiues shqiptar nëse do të studiojë historinë e Shqipërisë, nuk mund ta studiojë nëse nuk akseson arkivat e Republikës së Shqipërisë dhe arkivat e Republikës së Kosovës, sepse kur vjen fjala për historinë ne jemi një, një histori kemi të përbashkët, aq më tepër që dokumentacioni deri në vitin 45 nuk gjendet në arkivë ne Kosovës, mbi Kosovën, gjendet në arkivin shtetëror në Shqipëri.

Në këtë kuptim, mesazhi i parë që dua të jap është ky, ne kemi mundësinë që të unifikojmë, larg nacionalizmave dhe folklorizmave dhe larg gjithë formave të tjera ashtu siç duhet të bëjnë institucionet serioze, duke hapur një kënd arkivor në rastin konkret të Arkivit Shqiptar në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Bedri Zyberaj, kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës theksoi se duke e hapur këndin shqiptar në arkivin e Kosovës, po arrihet njësimi i shërbimeve që arkivat u ofrojnë në këtë rast hulumtuesve dhe studiuesve.

“Ne po u krijojmë mundësi që ata të kursejnë kohë, të kursejnë mjete dhe për shkak se dy arkivat tona ua kanë sjellë studiuesve, e sidomos hulumtuesve nga Kosova, më afër shërbimin për gjithë dokumentacionin e shumtë që gjendet në arkivin e shtetit shqiptar”.

Hulumtuesit nga sot e tutje nga Kosova do ta kenë të njëjtën mundësi për të bërë hulumtim, për të marrë dokumentet që ju duhen, që konsiderojnë se janë në interes, taman si të ishin në mjediset e arkivit të Tiranës”, tha ai.

Procedura e regjistrimit në sallën e studimit në ato qytete ku janë hapur, mund të kryhet edhe nga kompjuteri personal, jashtë sallës në adresën: katalogu.arkivat.gov.al.

Pas aprovimit që kryhet brenda 1 dite pune, aplikanti përmes postës elektronike do të pajiset me një fjalëkalim për të hyrë në Këndin Arkivor në qytetin e tij.

Pas kryerjes së regjistrimit, studiuesi apo qytetari mund të porosisë nga kompjuterat e sallës, dosjet apo dokumentet që i nevojiten. Dosjet e porositura do t’i shërbehen në ditën e përzgjedhur prej tij në sistem, dhe do t’i ketë në dispozicion për 5 ditë pune, ditë gjatë të cilave mund të punojë me to.

Këndi Arkivor Prishtinë hapet pas këndeve në Gjirokastër dhe Shkup. DPA synon të çelë salla studimi në 100 qytete, kudo ku frymon shqiptaria.

Tags: Drejtoria e Përgjithshme e ArkivavePrishtinestudiues

TË LIDHURA

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare
Aktualitet

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

15:44 | 17/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke
Kultura

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026
Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko
Kultura

Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko

17:07 | 16/03/2026
Next Post
Kur nuk zbatojmë dot ligjin, forcojmë ligjin

Çfarë kërkimi shkencor mund të bëjmë në Shqipëri?

Prej 8 ditësh i infektuar, deputeti i PS tregon si është gjendja shëndetësore

Prej 8 ditësh i infektuar, deputeti i PS tregon si është gjendja shëndetësore

Ish-konkurrentja e Love Story: Qava për momentet e padrejta, prisni surpriza

Ish-konkurrentja e Love Story: Qava për momentet e padrejta, prisni surpriza







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë Prishtinë,Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës,reagon spitali
Kosovo

E rëndë Prishtinë,Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës,reagon spitali

by mirseda
13:04 | 18/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, ku prindërit dyshohet se kanë...

Vendimi i GJKKO,Meta reagon nga burgu: Humbëm 6muaj, por tani nis gjykimi dhe zbardhja e së vërtetës

Vendimi i GJKKO,Meta reagon nga burgu: Humbëm 6muaj, por tani nis gjykimi dhe zbardhja e së vërtetës

13:01 | 18/03/2026
Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Austri

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjet e viktimave në Austri

12:44 | 18/03/2026
“Zoti Kryemadhi”/ Avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku, mos u provoko

“Zoti Kryemadhi”/ Avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku, mos u provoko

12:37 | 18/03/2026
Kërkohej nga Italia për vjedhje, arrestohet në Durrës 44-vjeçari

Kërkohej nga Italia për vjedhje, arrestohet në Durrës 44-vjeçari

12:34 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com