Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Në kërkim të spiunit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
PD nxjerr “nga varri” Azem Hajdarin

Nga: Frrok Çupi

Luftën fizike këta duan ta nisin që tani për 25 prill, por spiunazhin politik e kanë nisur prej kohësh; ose e kanë nisur në një kohë që nuk mbahet mend.

Spiunazhi nuk mbaron kurrë edhe sikur luftërat të mbarojnë. Për fund- prill, kur ka votime, këta së bashku kanë bërë gati armët dhe militarët; ndërsa spiunët i kanë ‘secili për vete’. Presidenti i Republikës, Meta, që ka marrë përsipër rolin e Zhukovit në luftën mbi Stalingrad, po ndjek hap pas hapi Berishën, liderin e ushtrisë së PD, ose Stalinin e gjeneralit Zhukov. Edhe një foto ‘si i përhumbur’ e Berishës ku pret të kalojë rrugën për te vila në Lalës, tani po mburren njerëzit e Metës se e kanë nxjerrë ata. Në Lalëz nuk ka male, dhe, dronët janë të dukshëm, pa ndryshe do të ishin mbushur mediat me fotografi nga kuzhinat e vilave…

Por kjo është pika e fundit. Ilir Meta, president, ka kopjuar ekzaktësisht idenë e Berishës për ta lidhur Lalëzin me botën e informacionit sekret. Ndërsa qeveria e vitit 2007 nisi projektin për lidhjen kabllore të Lalëzit me Italinë, Meta ka punuar për të njëjtin projekt, por më minor: Ai e ka shpallur Lalëzin ‘kryeqytet të spiunazhit’ dhe e ka rrethuar me vrojtues.

A nuk e keni menduar, bie fjala, pse në Durrës dhe pikërisht në zonën e Ishëm- Shën Pjetër ka tërhequr shefin e spiunazhit të Republikës, Bahri Shaqiri? Bahriun e kishte marrë këshilltar në presidencë, por papritur e veshi me kostumin e kandidatit për deputet në Durrës, me qëllim që ta kishte aty rrotull. Në shumë raste i është sulur CIA-s dhe amerikanëve se ‘do t’i kapë për veshësh’, edhe pse dyshon se në Lalëz ata përplasen me spiunët e Metës. Çfarë fshehin dhe çfarë zbulojnë krerët e shtetit me spiunët përkatës? Edhe këtu ka dy qasje mes dy liderëve të pasionuar pas spiunazhit:

Ndërsa zoti Berisha i tërhoqi pranë, i bëri deputetë e ministra spiunët e Sigurimit të Shtetit, Meta bëri si ‘vogëlush’, sikur nuk merrte vesh nga punët e Spiunazhit. Në njollosjen e kundërshtarit politik si ‘spiun’, ose ‘agjent’, Meta ka kopjuar shumë nga Berisha.

Po çfarë fshehin?

Berisha bëri- ç’bëri atëherë dhe dëshmitarët e pisllëkut të tij nuk jetojnë më, ndërsa Meta i mori në gji ‘dëshmitarët’. Këtu është ndryshimi dhe thelbi: Që në fillesa, Ilir Meta e ndjente se kishte shumë për të fshehur.

Atëherë, kë thërriti?

Shefat në krye të spiunazhit i bëri karroca për vete…

Bahri Shaqiri, ish kryetar i SHISH, emëruar në atë post me këmbënguljen e Metës, është sot njeriu që kontrollon por edhe kontrollohet nga Meta; sot është kandidat i tij për deputet. Janë ‘larë’ edhe letrat e tij si ‘trafikant njerëzish’ duke përdorur agjencinë e tij turistike për të cilën u fol shumë; është larë edhe pazotësia e tij për të marrë një diplomë në shkollë të mesme. Por sot Meta e ka aty… Vishe Ajazi, i cili erdhi në post në kohën e Berishës, u vu menjëherë nën kontrollin e Metës: Sot e nesër në zyrat e Kuvendit! Derisa me këshillimin amerikan ai u transferua në Bruksel.

Ndoshta jo kot Meta kërcënon sot se ‘do të ngre më këmbë Brukselin’… Kujtim Hyseni jetoi shkurt në krye të SHISH, por si një diplomat ‘i lirë’ e thoshte shpesh hapur se Meta e kërkonte përditë ‘për kafe’në zyrë; edhe pse ishte njeriu i Berishës në qeverinë e Nanos…. Ndërsa ‘njeriu më i besuar’ i Metës u bë Fatos Klosi, kryetar i SHIK. Çfarë mund ta lidhte një shtangist me një profesor fizike!? Megjithatë Meta guxoi duke u shtirë si ‘trim mallakastriot’ dhe i dha Fatosit honorin e themeluesit dhe të anëtarit të Byrosë së LSI…

Prapë pyetja: Po çfarë duan këta burra shteti në kërkim të spiunit? Përgjigja është  e shkurtër: Kërkojnë dosjet e tyre! Nëse dosjet e tyre nuk mund të zhduken sot, atëherë këta kërkojnë një gjë më të thjeshtë: Të dinë çfarë kërkon CIA për ta!.

Këta pikërisht këtë duan të kontrollojnë:

“Ke takuar dikë nga Amerika?… Çfarë të kërkoi për mua? E ti çfarë i ke dhënë?”.

Mendojnë se mund të ndërtojnë kështjellën e mbrojtjes nën hijen spiunëve. Ose mendojnë se në luftën e 25 prillit do të shkojnë me armë që nuk ua njohin…”.  Ç’mizerabiltet në krye të shtetit!

Tags: Frrok Çupiopinionspiun

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës konfliktohet me një qytetar

Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës konfliktohet me një qytetar

Reja: Jemi ekip më i mirë, por kujdes nga Andorra

Reja: Jemi ekip më i mirë, por kujdes nga Andorra

Shpopullimi, Meta: Rinia kërkon arsim dhe vende të sigurta pune

''Viktima nga Covid, 70 ditë në morg''/ Meta: Tronditëse, prokuroria të hetojë







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com