Kandidatja për deputete e LSI-së në Durrës konfliktohet me një qytetar

Kandidatja për deputete në Durrës nga rradhët e Lëvizjes Socialiste, Elona Guri është konfliktuar me një qytetar mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, teksa mësohet se ajo është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Aktualisht, të dy ndodhen nën ambientet e policisë.

“Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.”, informon policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit.

Pak javë më parë Guri përfundoi në drejtorinë e Policisë së Durrësit, për shkak se kishte protestuar kundër vendimit të Policisë së Shtetit për të gjobitur me 50 mln lekë të vjetra kryetarin e shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallis.