Reja: Jemi ekip më i mirë, por kujdes nga Andorra

Ditën e nesërme, Shqipëria do të nisë rrugëtimin në eleminatoret e Botërorit Katar 2022, teska sfidën e parë do ta luajë ndaj modestëve të Andorrës.

Tekniku i kombëtares, Edi Reja gjatë konferencës së sotme për shtyp, deklaroi se ekipi është më i mirë se ai i Ligës së Kombeve, por theksoi faktin se duhet patur kujdes nga Andorra.

Ndër të tjera, Reja u shpreh se e ka fiksuar formacionin që do të hedhë në fushë, por pa dhënë detaje.

Edi Reja: Nuk është se nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për këtë ndeshje, ekipin e kam parë ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të ekipeve që janë aktzivizuar, ka pasur dëmtime dhe COVID-19 më parë, por tani është normalizuar sepse tani janë në formë pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, duhet përqendrim dhe fokus gjithashtu.

Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra duke parë dhe ndeshjen që kemi kaluar më parë. Jemi ekip më i mirë se ai i Ligës së Kombeve, pritshmëritë janë për t’u rritur akoma më shumë. Është momenti i të vërtetës për ta parë nëse jemi rritur më shumë. Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Kemi dhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjëra. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente.