Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela dyshohet se ka vrarë Emiljano Ramazanin më 20 Korrik në Elbasan.
Dyshimet lidhen me ngjashmerine fizike te dy personave.
Sipas burimeve diskrete nga grupi hetimor mësohet se ka përputhshmëri karakteristikash të Klevis Kapllanajt me autorin që qëlloi mbi 39 vjecarin Emiljano Ramazani.
Si Policia ra në gjurmët e tij?
Arma e autorit të vrasjes së Emiliano Ramazanit u gjet në një servis në Peqin, dhe madje pronarët e servisit Albert dhe Seit Manahasa u arrestuan.
Kjo armë dyshohet se është përdodur për vrasje me pagesë dhe ka qenë Klevis Kapllanaj, bashkëpuntori i Nuredin Dumanit në vrasjen e Emiliano Ramazanit që e ka fshehur në këtë servis.
Tashmë si Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj, i cili u vra në Rrogozhinë në shtator të këtij viti dyshohen si autorë të vrasjes së Emiliano Ramazanit në korrik.