E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Në kërkim për dy vrasje, arrestohet në Dubai ”i forti” i Elbasanit (Emri)

Florenc Çapja, i dyshuar për dy vrasje, është arrestuar në Dubai, dhe pritet që në ditet në vijim të nisë procedura e ekstradimit.

Arrestimi i tij, vjen një muaj pasi u largua nga Shqipëria në mënyrë enigmatike, ditën që u arrestua vëllai i tij, Ardian Çapja.

Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, në vitin 2012.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, është krye nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan.

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marrë 50 mijë euro për të kryer krimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...