Ngjarja që ndodhi para dy ditësh në ish-Bllok vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike. Prania e Elvana Gjatës bëri që të aludohej për një sherr të mundshëm mes dy grupeve për shkak të vetë këngëtares.
Kjo e fundit, në momentin e krimit ishte në shoqërinë e të dashurit, Ervin Mata. Nga ana tjetër, Ervis Martinaj nuk është kaq i panjohur për publikun, ndryshe nga i dashuri i këngëtares.
36 vjeçari është me origjinë nga Burreli dhe është person me precedentë të theksuar penalë. Ai lëviz gjithnjë me eskortë, ndërsa në sherrin e 4 tetorit, truproja e tij vdiq pikërisht duke i dalë në mbrojtje Martinajt.
Ky i fundit duket se ka një lidhje shoqërore të fortë edhe me reperin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Lushaj ka shprehur mbështetje për Martinajn publikisht me anë të një postimi në Instagram, ku ka postuar foto të 36-vjeçarit teksa shkruan: “Ne jemi të fortë”.
https://www.instagram.com/p/BoiMNWGHIO4/?utm_source=ig_web_copy_link