Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Në gusht na vizituan 1.55 milionë të huaj, por polakët rënie drastike, ikin edhe shqiptarët

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në gusht na vizituan 1.55 milionë të huaj, por polakët rënie drastike, ikin edhe shqiptarët

Gushti ka shënuar muajin më të mirë të turizmit në vend përgjatë gjithë vitit. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2019, janë 2.256.761.  “Krahasuar me Gusht 2018, ky tregues rezulton me rritje 6,4 %. Në Gusht 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 1.556.826, krahasuar me Gusht 2018, ky numër është rritur me 7,4 %. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është 4.870.588, duke u rritur me 10,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018” thuhet në publikimin e INSTAT.

Por teksa shifra optimiste tregon për një ecuri të mirë të turizmit dhe një inertes në rritje të të hujave për vendin tonë si destinacion, ana tjetër e medaljes është rënia e theksuar e polakëve. Sipas INSTAT në Gusht 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Maqedonia ka pasur rritjen më të madhe me 19,2 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 19,6 %.  Përgjatë tetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 16,9 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 13,3 %.

Polakët duket se po tërhiqen gradualisht nga Shqipëria për shkak të disa zhvillimeve  ku më kryesoja duket se është rritja e çmimeve nga ana e Shqipërisë. Maciej Sokalski, koordinator i Shitjeve për Agjencinë “Rego-Bis” në Poloni dhe rezident në Durrës, në një intervistë për “Monitor” pak javë ma parë tha se nëse çmimet do të shtrenjtohen edhe më shumë, rreziku që të ketë më pak polakë është i dukshëm. Ai nënvizon se Shqipëria ka ende punë për të bërë. Teksa, hotelet sipas tij, kanë shërbyer më mirë, kanë ofruar gamë më të gjerë ushqimesh në paketa problematika me ambientet jashtë hoteleve dhe infrastruktura duhet të shihen me kujdes.

Shtetasit nga Kosova kanë pasur rritje edhe këtë vit duke qenë turistët kryesorë që kanë vizituar vendin tonë. Në gusht hyrjet ishin 781 mijë me një rritje 16.5 për qind në raport me gusht 2018 ndërkohë që si 8 mujor rritja ishte 14.9 për qind më shumë se një vit më parë.

Më shumë shqiptarë pushojnë jashtë

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Gusht 2019, janë 2.160.387 duke shënuar një ulje me 1,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2019, janë 726.068, krahasuar me Gusht 2018, ky numër është rritur 5,4 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Gusht 2019, janë 1.434.319., krahasuar me Gusht 2018, ky numër është ulur 4,1 %.

Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tetë muajve të 2019,është 3.898.681 duke u rritur 9,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT./ Monitor

Tags: 1.55 milionëGushtpolaketshqiptaretturizmi

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

08:34 | 14/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Next Post
DW: Pse presidenti i SHBA e ka ‘halë në sy’ Gjermaninë

DW: Pse presidenti i SHBA e ka ‘halë në sy’ Gjermaninë

Samiti/ Rama flet për negociatat: Është më e sigurt, seç ka qenë më parë

Tërmetet/ Rama: Të gjithë vraponin të dilnin jashtë, ndërsa këto gra të jashtëzakonshme...

Vetëplagoset me armë zjarri, 52-vjeçari humb jetën në spital

Tiranë/ Dy persona të armatosur dhunojnë çiftin dhe u grabisin makinën







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

by mirseda
08:34 | 14/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjes ku mëngjesin e kësaj të marte është...

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

22:58 | 13/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com