E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Në fshatin Ballaban rrezikohet tharja e tokave bujqësore (video)

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Shqetësimet e fermerëve në vendin tonë nuk mbarojnë. Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në fshatin Ballaban të Këlcyrës, aty ku banorët kanë ngritur shqetësimin se mosfunksionimi i rezervuarit të Vinokashit rrezikon tharjen e tokave bujqësore.

Banorët thonë se prurjet e shumta vitet e fundit kanë përmbytur shkarkuesin e rezervuarit, i cili bën transportin e ujit nëpër kanalet vaditëse. Ata pretendojnë se kjo ka ardhur si pasojë e mosmenaxhimit të mirë të shkarkuesit. Banorët shkojnë më tej duke thënë se kjo  është ndoshta edhe një lojë politike.

“Para dy vitesh, ky rezervuar është bllokuar. Shkak është mosadministrimi  i mirë i tij. Ne kemi bërë kërkesat tona dhe na bënë një zgjidhje me ca tuba por që ne nuk na bëjnë punë fare”.

“As nuk duan të dinë i shërbejnë apo nuk i shërbejnë këtij populli. Tokat janë mbjellë me jonxhë, misër, grurë. Në pikë të hallit , po ra ndonjë shi mirë , po nuk ra …”.

“Jam moshë e re dhe merrem me blegtori dhe bujqësi. Kam investuar lekë. Kam mbjellë 5 ha jonxhë. Ajo do thahet. Këtu janë simpatizantë të partisë. Një ditë e hapin ujin, një ditë e mbyllin  dhe tani ne kemi ngelur në mëshirë të fatit. I bëj thirrje bashkisë e më lartë, të na ndihmojë e të bëjë diçka.”

“Ky rezervuar është bllokuar për burime njerëzore. Rezervuari është 50-60 m i thellë. Çdo dy vjet ngrihej diga. Duhet vënë pika mbi “i”

“Duhej bërë ngritja e saj (shkarkueses). Ja siç është ajo puseta atje  duhej të ngrihej edhe tjetra. Na intereson çfarë duhet bërë. Ne na intereson që ky rezervuar të hapet”.

“Mund të shpërthejë. Ka dhënë një shenjë para pesë vitesh . Rrezikohen shumë zona”

“Duam zgjidhje! Duam zgjidhje! Duam zgjidhje!”.

Edhe administratori i Njësisë Ballaban flet për një situatë të vështirë. Sipas tij kjo ka  shkaktuar dëm ekonomik te fermerët  dhe se nga ana tjetër rrezikohet edhe shembja e digës si pasojë e mbingopjes me ujë. Ai thotë se bashkia nuk ka specialist.

Dashnor Memisha, Administratori i Njësisë Ballaban: Është bllokuar që në gusht 2017  dhe deri sot është në këtë gjendje. Pra , nuk funksionon. Rezervuari ka një kapacitet ujëmbajtës 2.2 mln m/kub ujë  dhe kapaciteti ujitës 700 ha tokë. Rezervuari ujit nga Ballabani deri në Këlcyrë , pra kap pothuajse gjithë bashkinë. E them këtë për të thënë se sa rëndësi ka zhbllokimi i tij. Bashkia ka ndërhyrë me ato mundësi që ka patur. Madje ka marrë sondë që nga Durrësi, por nuk është arritur të zhbllokohet. Kemi bërë shkresa deri në qeveri. Autoritetit të Digave, Prefekturës e gjithandej. Deri tani nuk është bërë ndonjë gjë. Bashkia nuk ka specialistë, as mjete për të vlerësuar gjendjen dhe për të marrë masat. Kaq kemi patur mundësi.

Gazetari: Pra, rrezikohen të mbjellat, por çfarë rreziku paraqitet tjetër?

Dashnor Memisha, Administratori i Njësisë Ballaban: Shkakton një dëm të konsiderueshëm banorëve. Për çdo familje dëmi ekonomik shkon deri në 200 mijë lekë të reja . Rrezikon edhe shembja e digës. Ato janë bërë që gjatë verës të mbushet e të shkarkohet rezervuari nëpërmjet ujitjeve. “Çlodhet” diga thonë specialistë dhe gjatë dimrit mbushet prap, por ekziston mundësia e shembjes së digës.

Ndërkohë, sipas specialistit të shërbimeve publike ekzistojnë mënyra për të ndërhyrë por duhet një grup i posaçëm me specialistë.

Feta Canollari, specialist i shërbimeve publike: Nga ana teknike ka bllokimin e shkarkuesit të brendshëm deri te kolektori i daljes, te saraçineskat  dhe nuk funksionon. U provua dy herë me sondë nga bashkia por nuk na dha rezultat. Ka kapacitet të plotë, i tejmbushur. Nga prurjet , ujërat mund të dalin mbi digë të rezervuarit. Zgjidhje të tjera mund të bëhen me elektro pompë, për të kryer edhe funksionin e ujitjes për sezonin ku jemi. Por mund të bëhet edhe tharja që vitin tjetër mund të ndërhyhet më lehtë në shkarkuesin e brendshëm. Një grup specialistësh po të vijë ta studiojë  mund të dalë në konkluzione të tillë deri në boshatisje

Gazetari: Pse doli nga funksioni shkarkuesi i mëparshëm?

Feta Canollari, specialist i shërbimeve publike: Duhej ndërhyrë në kullën e shkarkimit të brendshëm. Nuk u realizua pasi kishte reshje në sezonin e 2017. Nga i dobishëm, ky rezervuar do kthehet me pasoja të rrezikshme.

BOOM iu drejtua edhe Bashkisë Këlcyrëm, ku nënkryetari  u shpreh se edhe pse bashkia u përpoq të ndërhyjë nëpërmjet një firme, nuk pati rezultat dhe se nuk janë në dispozicion specialistët. Sipas tij janë vënë në dijeni një sërë institucionesh.

Nënkryetari i bashkisë Këlcyrë, Riza Allamani: Është ndër rezervuarët më të mëdhenj të jugut, i domosdoshëm për zonën tonë për vaditjen e fushave të fermerëve. Kohët e fundit ka paraqitur probleme të kanalit shkarkues. Bllokimi është natyror, për shkak të prurjeve të ndryshme që vijnë nga reshjet e mëdha. Ne përpjekjet e para i kemi bërë me një firmë që merrej me zhbllokimin, por nuk arritëm ta zhbllokonim. Kemi njoftuar institucionet përkatëse: Komitetin Kombëtar të Digave, jemi lidhur edhe me Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore. Kemi komunikuar edhe me ata, të cilët  kanë marrë përsipër problemin deri në zgjidhjen e tij. Në Prefekturë janë në dijeni por kjo kërkon ndërhyrje të specializuar. Kemi bërë edhe kanalin vaditës, por problemi është te bllokimi i digës. Nuk posedojmë specialistë, burime të specializuara nuk kemi as këtu as në qark, kështu që kërkojmë ndihmë nga lartë. Me specialistët që kam biseduar unë, për të thënë të vërtetën, rrezik për përmbytje nuk ka deri më sot, por do të vijnë prurje të reja, pastaj çdo të ndodhë? Duhet të ndërhyjnë forcat speciale.

Po ashtu gazetari i BOOM iu drejtua edhe Prefekturës së Qarkut Gjirokastër. Sekretari i përgjithshëm i prefekturës u tha se është një problem që i tejkalon kompetencat si institucion, por është kërkuar ndihma për të ndërhyrë te institucionet më të larta  qendrore.

Arjan Korkuti: Sekretari i Përgjithshëm, Prefektura e Qarkut Gjirokastër: Pas reformës administrative territoriale  edhe në qarkun e Gjirokastrës , të gjitha rezervuarët kanë kaluar në pronësi të bashkive. Përsa i përket rezervuarit të Vinokashit, është një problem i mbartur . Prefektura e Qarkut ka marrë ankesën e banorëve, i është drejtuar edhe Bashkisë Këlcyrë edhe institucioneve të tjera qendrore. Gjithashtu, edhe bashkia i është drejtuar institucioneve qendrore , të cilat kanë fuqinë e ligjit për të rregulluar këtë defekt . Duke qenë se shkresa i është drejtuar një sërë institucionesh, Prefektura e Qarkut, duke qenë një institucion jo operativ  nuk ka as forcat , as mjetet e as buxhetin. Por, Prefektura ka bërë ndërhyrjen pranë këtyre institucioneve për të bërë të mundur sistemimin e situatës te ky rezervuar. Është një problem që i tejkalon kompetencat  e prefektit të qarkut. Është një problematikë që kërkon zgjidhje . Kërkohet ndërhyrje e specializuar, për të ndërhyrë te defekti duhet ndërhyrje e specializuar.

Emisioni Boom i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë , më datë 13 maj 2019 , por kanë kaluar 13 ditë  nga 10 ditë punë që është afati zyrtar që institucioni është i detyruar të dërgojë informacionin  dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.  Nuk dihet ende se cili do të jetë fati I këtij rezervuari dhe i banorëve. /Ora News

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...