Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ne, evropianët ndotës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ne, evropianët ndotës

Nga: Veton Surroi

Si mund të bëhet hiri i Obiliqit pika kryesore e marrëdhënies së Kosovës me BE-në?

1.

Ishte një tullë në një Institut.

Kjo qe para mbi tridhjetë e pesë vjetësh.

Tulla ishte polake, e Instituti kosovar, asokohe i njohur si Instituti i Kombinatit apo Instituti i Obiliqit, apo në terminologjinë e sotme Instituti i KEK-ut. Inxhinierët e Institutit, që ishin rritur së bashku me termocentralet dhe ndotjen që ato prodhonin, kishin për detyrë të mendonin se si ta mbronin ambientin dhe pjesë e rrëfimit obligativ për gazetarët që vinin të interesoheshin ishte tulla e bërë prej përpunimit të hirit të qymyrit të një termocentrali polak që mund të përdorej pa kurrfarë problemi në industrinë ndërtimore. Kjo mund të ishte ardhmëria që do të zgjidhte ndotjen nga hiri, thoshin.

Historia do të ishte e pamëshirë ndaj atij Instituti, inxhinierëve të saj, Kombinatit dhe tërë Kosovës. Pas tridhjetë e pesë vjetësh, “Kombinati” do të prodhojë rrymë, tym dhe hi (edhe më shumë se më herët), nuk do të ketë Institut e inxhinierë që do të merren me këtë punë. Rrjedhimisht, nuk do të ketë tullë për t’iu treguar gazetarëve të interesuar.

Brenda këtyre viteve janë edhe njëzet të pasçlirimit, në të cilat ritualisht kanë ardhur të dërguar evropianë, ekspertë të OKB-së e të institucioneve të ndryshme financiare ndërkombëtare, kanë folur për njërin apo tjetrin program që do të prodhojë sa më shumë energji nga qymyri e sa më pak hi e helme të nxjerra nga ai. Ritualisht do të lajmërohen kosovarë lakmitarë e të korruptuar që do të ofrojnë projekte (për fat të mirë të parealizuara) për prodhimin e sa më shumë energjie elektrike, me kosto e provizion sa më të madh për xhep e shëndet.

Dhe ja ku jemi. Pak energji, shumë hi, tulla hiç.

Dhe, tashmë mund të jemi në fund të rrëfimit se do të kemi termocentrale të reja.

2.

Çuditërisht, hiri ynë që nuk u bë ndonjëherë tullë polake mund të shndërrohet ndoshta në pjesën më të rëndësishme të marrëdhënieve Kosovë-BE.

Komisioni i ri i Bashkimit Evropian ka adoptuar si idenë më të rëndësishme (versioni ynë i “Njeriut në Hënë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen) të politikës së saj Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane (European Green Deal). Duke përdorur gjuhën që kishte përdorur Roosevelt në Amerikën e depresionit me New Deal, me të cilën do të ristrukturoheshin ekonomia dhe shoqëria amerikane nëpërmjet investimeve publike, Komisioni i ri i BE-së po premton një veprim të ngjashëm revolucionar. Shpjeguar në thjeshtësi, Komisioni i ri Evropian e ka përcaktuar si objektiv të vetin që Evropa më 2050 të jetë kontinenti i parë me 0(zero) emisione të karbonit dhe në mënyrë që të mbërrihet ky cak do të vërë në dispozicion fonde dhe nxitje të politikave që do të ndryshojnë mënyrën se si prodhohet energjia dhe si shpenzohet ajo, e që në të njëjtën kohë ky ndryshim të jetë i qëndrueshëm ekonomikisht e si pjesë e zhvillimit të mëtejmë të tij. Fondi, i cili që tani do të vihet në dispozicion për transicion brenda mandatit të këtij Komisioni, është 100 miliardë euro.

Më shumë sesa paratë e investimeve, impakti i një vendimi ka potencialin më të madh strategjik. Në vitet gjashtëdhjetë komuniteti që sot njihet si Bashkimi Evropian mori vendimin për politikë të përbashkët bujqësore që transformoi jetën e fshatit evropian dhe krijoi revolucion në prodhimin ushqimor. Para njëzet vjetësh u vendos monedha euro, dhe diçka që i ngjason politikës së përbashkët monetare. Tash jemi para një hapi gjigand: vendosja e politikës së përbashkët energjetike.

3.

Ku hyn Kosova këtu?

BE-ja ka politikë të veten bujqësore, por këtë nuk e ndien bujku kosovar – as për të mirë e as për të keqe. Por, te politika e përbashkët energjetike është një ligj që tejkalon ligjet e Brukselit e që quhet gjeografi. Kur Ursula von der Leyen shpalli synimin që më 2050 Evropa të jetë me zero emisione karboni, ajo nuk tha Evropa si shkurtesë për BE-në, por Evropa si emër i kontinentit. Një Evropë me zero emisione karboni është e pamundur me Kosovën, siç qëndron sot në krijimin dhe shpenzimin e energjisë. Dhe, për më tepër, është e pamundur me shtetet e tjera evropiane, e që nuk janë pjesë e BE-së. Një Norvegji e Zvicër lehtë mund të akomodohen në politikën e përbashkët energjetike evropiane edhe pa qenë pjesë e BE-së, por një Maqedoni e Serbi jo.

Pra, formula është e thjeshtë: BE-ja mund të ketë politikë të përbashkët bujqësore pa Kosovën, Maqedoninë e Serbinë, por BE-ja nuk ka politikë energjetike evropiane nëse pjesë e asaj politike nuk janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Dhe, formula tjetër pasuese është po ashtu e thjeshtë: nëse BE-ja dëshiron të mbërrijë objektivin e vitit 2050, atëherë pjesë e politikës së përbashkët energjetike duhet të jenë që tani shtetet që nuk janë anëtare të BE-së. Madje, edhe një shtet si Kosova që nuk njihet prej të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Spanja apo Sllovakia mund të mos e njohin shtetin e Kosovës, por e njohin kapacitetin e saj për të ndotur ambientin evropian, edhe tani, edhe më 2050.

4.

Qymyri kosovar dhe “Green Deal” mund të shndërrohen në shtyllën më të rëndësishme strategjike të lidhjes Kosovë-BE, të një rëndësie që është e barabartë apo e tejkalon atë që tashmë është përcaktuar në “Dialogun e Brukselit”. Nëse Kosova merr vendim që të jetë pjesë e cakut për zero emisione më 2050, kjo do të thotë që duhet të ndërtojë një politikë zhvillimore brenda asaj kornize. Do të ishin sfidë dhe fat i dyfishtë. Fat, sepse Kosova edhe ashtu nuk ka politika zhvillimore, dhe për herë të parë pas shumë vjetësh do të kishte të tillë. Sfidë, sepse do të duhej projektuar një revolucion postindustrial, mbylljen e mënyrës se si marrim dritën, ngrohemi, shkojmë prej një qyteti në tjetrin, shesim apo blejmë mallrat në treg, çfarë sistemi arsimor do ndërtuar për këto nevoja… “Green Deal” i BE-së mund të jetë faktori kyç transformativ i Kosovës, pa qenë fare anëtar i BE-së.

Për më tepër, ky mund të jetë faktori kyç edhe brenda kontekstit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Përderisa ritmi me të cilin Brukseli e ka zhvilluar “dialogun” e vet, mund të presë edhe njëzet vjet të tjerë për të zgjidhur këtë apo atë çështje konkrete, si puna e targave të automjeteve, vendimi për zero emisione karboni më 2050 nuk mund të presë që Kosova dhe Serbia të merren vesh. Kudo që të jetë faza e marrëdhënieve mes dy shteteve (dhe a e njeh Serbia apo jo) nuk do mend se Kosova, Serbia dhe katër shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të duhej të formulonin politikat energjetike që jo vetëm se janë kompatibile me BE-në, por fillimisht janë kompatibile edhe me njëra-tjetrën.

Pas disa dhjetëvjetësh helmimi prej urrejtjes e shovinizmit, regjioni ndoshta mund të fillojë të rigjenerohet nga një pikë e formë tjetër helmimi, atij fizik mjedisor./KOHAnet

 

Tags: beevropianetkosovaveton surroi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Macron zemëron keq edhe dy shtete të tjera. Ç’plane ka presidenti francez

Largimi i Britanisë, Macron: Koha të shkundim “pluhurin e rëndë” të burokracisë

Trump i vë zjarrin Lindjes së Mesme, përleshje mes palestinezëve dhe izraelitëve

Trump i vë zjarrin Lindjes së Mesme, përleshje mes palestinezëve dhe izraelitëve

Meta pozon i qeshur: Me qetësi dhe dashuri

Meta pozon i qeshur: Me qetësi dhe dashuri







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026




TË FUNDIT

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

by mirseda
18:15 | 28/03/2026
0

Pas përfundimit të mbledhjes së socialistëve, Kryeministri, Edi Rama, ishte në Asamblenë e Partisë Socialiste në njesinë...

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

Zv.presidenti i SHBA: Lufta do zgjasë, derisa të neutralizohet Irani

17:40 | 28/03/2026
Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

Përmbytje në Kenia, të paktën 108 persona humbën jetën

17:35 | 28/03/2026
Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

Vaji i lulediellit rritet rreth 8%, çmimi mund të shkoje deri në 190 lekë litri

17:30 | 28/03/2026
Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

Rama urdhër ministrave: Zbrisni në terren, flisni me qytetarët

17:26 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com