Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ne, e keqja e pashmangshme dhe krahasimi me Palermon?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Nga: Ben Andoni

Shqiptarët identifikohen me kombin e tyre, ashtu si cilido tjetër në botë me atdheun e vet. Ne, që identifikohemi si shqiptarë, mbartim dhe përcjellim shpesh herë kuptime jo të njëjta për vendin tonë: e duam, e adhurojmë, e kritikojmë, e nëpërkëmbim, etj., dhe e kjo e bën të ashtuquajturën “shqiptari” me perceptimin e kuptimësive të ndryshme. Emigracioni i ka shtuar edhe kuptime të tjera, sipas vendeve ku bëhet jeta e re e emigrantëve, dhe kjo e bën edhe më të vështirë qasjen. Antropologjia e shqiptarëve ka ende shumë fushë të hapur përpara për të sistemuar dukuri, përballje dhe elementë të tjerë, lidhur me këtë fushë-qasje. Në qerthujt tanë, një pjesë e bashkëkombësve ushqyer dhe nga pasiguritë e studiuesve si edhe një morie amatorësh entuziastë historie vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si kërthizën e botës dhe gjuhën e tyre, nënën e të gjithë gjuhëve dhe kjo na bën jo pak herë të bëhemi deridiku qesharakë. Aman, nacionalizmi dhe madje edhe këto teprime janë ajo mbrujtja që na mban shpesh gjallë zjarrin ndaj urrejtjes jo të pakët të komshinjve nacionalistë dhe stereotipeve jo të pakët mbi ne.

Në vitet e fundit këtyre i shtohet identikiti i zakonshëm i shqiptarit të keq në kinematografinë e huaj dhe në diskursin e përditshëm kulturor-sociologjik në studio të huaja. Veçse kur kjo teprohet nga vetë ne, atëherë të keqen tonë mundohemi ta shpërhapim, duke përfshirë dhe ata që prej dekadash e shekujsh janë përballë me sfidat e të keqes në nivele dhe kushtëzime të tjera. Kur pak ditë më parë frekuencën e krimeve në një qytet tonin kryesor, tashmë me një kurbë krimesh në rritje, ne e lidhnim me Palermon e famshme të viteve ’60 dhe ’70, kohë kur shteti italian u përball me një nga sfidat më të mëdha humbëse me MAFIA-n, duket se e kaluam paq cakun. Përmendja e shpeshtë e bëri kryediplomatin italian në Shqipëri, ambasadorin Fabrizio Bucci të shprehej sërish për një media, ashtu si kish bërë pak kohë më parë kur u bënë referime me Kalabrinë: “Duhet t’i rikthehem çështjes së stereotipëve negativë …, duke folur për Elbasanin sikur të ishte “Palermo e Shqipërisë”. Besoj se ky krahasim jo vetëm që nuk është i drejtë por konsiderohet edhe si i vjetëruar tashmë. Palermo e ditëve të sotme është shumë e ndryshme nga ajo që përshkruhet para më shumë se tridhjetë vjetësh në serialin e njohur televiziv “Oktapodi”. Sot Palermo është një qytet me një rimëkëmbje të plotë ekonomike, shoqërore, artistike dhe kulturore”, shkroi ai, duke renditur cilësitë e mrekullueshme të Palermos.

Po pse e relativizojmë kaq shumë të keqen duke përfshirë dhe hapësira, personazhe të cilat nuk na përkasin? Pse e mallkojmë kaq shumë vendin?

Ne identifikohemi me aktet e së përditshmes tonë, ku më së shumti lë gjurmë gjithnjë e keqja. Për shkak të ngarkesës, projeksionit të pandalshëm dhe reaksionit kimik që ngjall e keqja, ajo mbetet më shumë në memorie. Memoria individuale dhe kolektive e mbrun dhe e konservon thellë dhe pastaj e përcjell në familje, shoqëri e më gjerë. Veçse politika e tanishme e njeh shumë mirë këtë realitet ndaj e përmend në interes të saj, pa ditur se me steorotipet rëndon vetë të keqen, duke mos i lënë fare frymë të mirës. “E mira është thelbësisht e ndryshme nga e keqja. E keqja është e shumëfishtë dhe fragmentare. E mira është një, e keqja është e dukshme, e mira është misterioze, e keqja ka të bëjë me veprimin, e mira me joveprimin, me veprimin joveprues. E mira e marrë në nivelin e të keqes dhe duke iu kundërvënë si e kundërta e të kundërtës, është një e mirë e kodit penal. Sipër gjendet një e mirë, e cila ka një kuptim, i ngjan më shumë të keqes sesa kësaj forme të ulët të së mirës. Kjo bën të mundur shumë demagogji dhe paradokse të mërzitshme”, citojmë Simone Weil te “Rëndesa dhe Hiri”.

E keqja si kategori konsiderohet si e kundërta e së mirës. E keqja arsyetohet si cilësia e veprimit dhe e gjykimit të gabuar, e cila përcjell vetëm dëm, vuajtje, shkatërrim ose fatkeqësi. Në shumë prej gjykimeve, e keqja është e lidhur me ato qenie ose shoqëri që u kanë përcjellë shumë mjerim dhe vuajtje të tjerëve, prej luftërave të padrejta, masakrave, vrasjeve, terrorit, dhunës, urrejtjes, etj. Kosova ishte shembulli real që na e solli aq afër vuajtjen e hidhur dhe të padrejtë.

Por Ana Harendt shkoi diçka më shumë kur u përball me një vrasës organizator ashtu si Eichman, që u gjykua në Izrael. Argumenti ishte se: “Eichmann mund të ketë pasur ‘qëllime’ për aq sa ai nuk arriti të mendonte as për krimin që po bënte. Ajo nuk mendoi se ai veproi pa aktivitet të vetëdijshëm, por ajo këmbënguli se termi i “të menduarit” duhej të rezervohej për një mënyrë më reflektuese të racionalitetit. Duke shkruar për Eichmann, Arendt po përpiqej të kuptonte se çfarë ishte e pashembullt në gjenocidin nazist – jo për të krijuar një rast të jashtëzakonshëm për Izraelin, por për të kuptuar një krim kundër njerëzimit, të tillë që do të pranonte shkatërrimin e hebrenjve, ciganëve, njerëzve homoseksualë, komunistëve, invalidëve dhe të sëmurëve”, citojmë “Hannah Arendt’s challenge to Adolf Eichmann” e autores Judith Butler botuar te “The Guardian”.

Në fakt ne jemi pas këtyre dhe e keqja jonë është lidhur më shumë me atë që ende nuk e identifikojmë dot, falë mungesës së duhur të studimeve. Në kohën e presidencës dhe mbretërimit të Zogut u quajt e keqe gjithçka e ardhur përpara tij dhe jo që i shkonte atij për shtat; ashtu si koha e komunizmit futi në fokus negativ çdo gjë realizuar në kohë të mbretit të fundit të shqiptarëve; për të ardhur në kohën tonë, ku duket se gjykimi fillon për çdo gjë nga viti 1990.  Nëse do flasim për shqiptari të mirë dhe të keqe do mbesim. Ajo është e ndarë jo vetën nga ana subjektive, por qenësia jashtë e bën të vështirë identikitin e vërtetë të shqiptarit, falë dhe studimeve ndryshe. “Mendja dhe shpirti nuk  jashtë-atdhesohen dhe as ri-atdhesohen; ato zhvillohen e pleksen rrjedhshëm. Kjo përkon plotësisht me të kuptuarit jomekanik të shqiptarisë”, shprehet Eda Derhemi, pedagoge e komunikimit në Ilinois në një shkrim të saj.

Po atëherë pse shqiptarët vazhdojnë të mbesin në këtë qerthull të konceptit të së keqes? Përgjigja duket pak si shumë “e thjeshtë”. Shqiptarët me mungesat e stërmëdha dhe në botët paralele të njëpasnjëshme që krijojnë kanë perceptime të gabuara për kategorinë e të keqes dhe këtë e bëjnë kudo e shpesh me pasqyrimet, mëtimet dhe përcjelljen e beftë të fenomeneve. Ndërkohë bota rreth tyre mbetet si dikuri: MAFIA është vetëm në Itali dhe madje në Palermo; gjermanët janë të rregullt por të egër e mizorë; grekët janë primitivë dhe çdo gjë e kanë nga ne(!); anglezët nuk na duan dhe kanë mbetur pas; sllavët janë bisha dhe të pagdhendur e kështu me radhë. Ne më të mirët! Ndoshta për këtë mund të na vijë në ndihmë një nga tiparet dalluese të etikës së Kant. E drejta dhe e gabuara (të cilat janë kategoritë kryesore deontologjike) dallohen nga e mira dhe e keqja (që janë kategori vlerash) në atë që përshkruajnë drejtpërdrejt veprime: veprimet e duhura janë ato që duhet të bëjmë ( kërkohet moralisht për t’u bërë) dhe veprime të gabuara që nuk duhet të bëjmë (janë të ndaluar moralisht të bëjmë). Ky stil i etikës që referohet si deontologji mund të jetë edhe referimi i duhur. Me pak fjalë, ne, shqiptarët duhet të ndajmë se nuk jemi kërthiza e botës dhe para se të flasim se gjuha jonë është gjuha e perëndive duhet të përballemi me veprimet e duhura, ato të cilat duhet t’u rrimë sa më larg. Palermo është ajo që është dhe tashmë është shndërruar kulturalisht në atraksion falë vuajtjeve dhe shumë gjaku të derdhur, por jo ashtu si duam të shohim ne përmes saj mëkatin tonë, që na ka kapur ngushtë prej fyti. Ndaj britma e ambasadorit italian ishte aq e thukët dhe e thartë për të na kthjelluar. (Homo Albanicus)

Tags: ben andoniopinionPalermoshqiperia

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Gazetari Hoxha publikon foton: Ky është vrasësi i Everest Çakës

Me mbi 1 ton drogë/ Hoxha zbulon kush është shqiptari që u arrestua në Itali

Studimi: Ja si përdorimi i kanabisit mund të ndryshojë trurin e adoleshentëve

Studimi: Ja si përdorimi i kanabisit mund të ndryshojë trurin e adoleshentëve

Bëra shoferin e vrasësve/ Zbardhet dëshmia mbi ekzekutimin e vëllezërve Haxhiaj

Bëra shoferin e vrasësve/ Zbardhet dëshmia mbi ekzekutimin e vëllezërve Haxhiaj







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Lamallari thërret drejtorët e burgjeve: Transferime dhe kontrolle të shtuara nga SHKB
Politikë

Lamallari thërret drejtorët e burgjeve: Transferime dhe kontrolle të shtuara nga SHKB

by mirseda
17:13 | 14/01/2026
0

Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mblodhi sot pasdite në një...

Nga Rusia te Irani dhe…/ DASH pezullon përpunimin e vizave për 75 vende nga 21 janari

Nga Rusia te Irani dhe…/ DASH pezullon përpunimin e vizave për 75 vende nga 21 janari

17:09 | 14/01/2026
PD zbulon orën e protestës para Kryeministrisë

PD zbulon orën e protestës para Kryeministrisë

16:58 | 14/01/2026
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

16:36 | 14/01/2026
Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës

Dyshohet se me të u vra Liridona Ademaj, Apeli ul dënimin për shitësin e armës

16:28 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com