Nga Susan Heitler “Psychology Today”
Ankthi mund të përjetohet me shumë siklet. Siç më tha një i ri kohët e fundit, le ta quajmë Patrik: ”Jam kaq shumë në ankth, sa që më është neveritur çdo gjë. Dhe dridhem gjatë gjithë kohës”. Megjithëse ne të gjithë nuk mund të përjetojmë ndjenja ankthi aq të forta sa Patrik, pandemia globale e koronavirusit, po sjell ndryshime në shumë aspekte të jetës sonë.
Gjërat po ndryshojën aq shumë dhe aq shpejt, dhe nuk dihet se si do të jetë ecuria në të ardhmen, me çfarë kostoje emocionale dhe financiare, dhe me potencialin për sëmundje serioze apo edhe vdekje. Ja cilat janë sugjerimet e mia, për t’u përballur me lehtësi maksimale dhe me sa më pak pak stres këtë situatë.
Një pikëpamje pozitive mbi ankthin
Kini parasysh që një nivel i caktuar ankthi, është në fakt i dobishëm. Kur përpara na shfaqen rreziqe, ankthi është ai që na paralajmëron t’u kushtojmë vëmendje atyre, të mbledhim informacione dhe të hartojmë një plan veprimi.
Një përqendrim i tepruar mbi skenarët më të keqinj, mund të forcojë intensitetin e ankthit. Ne këshillojmë: mbajeni problemin si të tillë, pa e minimizuar apo ekzagjeruar atë.
Kujtojini vetes se ndryshimi është shpesh një dukuri që ofron mundësi të barabarta: Së bashku me rreziqet dhe humbjet e mundshme, ai ofron mundësi edhe për bekime të reja.
Të qenit në gatishmëri mbi ndikimet e sipërme, e zbut ankthin ndërsa maksimizon mundësinë e rezultateve pozitive. Fëmijët tuaj nuk shkojnë më në shkollë? Ok, tani ke më në fund kohë që familja të mblidhet dhe të këndojë së bashku, të mësojë një gjuhë të re, të lexojë më shumë, të ndjejë më pak presionin e kohës, t’i mësojë gjithsecilit të gatuajë, të bëjë bashkë ushtrime fizike, dhe të qeshë.
Cili është roli i pasigurisë tek ankthi?
Pasiguria mbi ngjarjet e ardhshme, ka potencialisht ndikime negative tek ankthi. Për këtë arsye, një nga ilaçet më të mira kundër ankthit është informimi. Përmes tij, ne mund të kuptojmë se sa më mirë t’i përgjigjemi secilës prej situatave të reja, që po hasim në këtë emergjencë.
Çfarë mund ta pengojë menaxhimin e ankthit?
Nëse të jeni të prirur të prekeni nga ankthi, dijeni që amigdala juaj, mekanizmi i alarmit në tru, ka shumë të ngjarë që aktiviztohet më shpesh dhe më fort. Prandaj vendosni nën kontroll këtë mekanizëm:qetësohuni, shihni përreth, mblidhni informacione, dhe mendoni mbi to në vend se të shqetësoheni.
Vështirësia për t’i parë gjërat në një mënyrë të re, është problematike në kohëra ndryshimesh. Ndaj kujtojani vetes të jini mendjehapur ndaj këndvështrimeve të reja.
Po kështu ndodh me zakonin e të fokusuarit shumë në anët e errëta të një situatë. Sigurisht, duhet të shihni problemet që mund të shfaqen. Dhe pastaj pyesni veten:”Çfarë ndryshimesh të mira mund të vijnë nga kjo? Dhe çfarë mund të bëj për t’i çuar më tej ato?”.
Një sens humori, të menduarit në një mënyrë fleksibël, dhe një dialog bashkëpunues për zgjidhjen e problemeve me miqtë dhe anëtarët e familjes, e lehtësojnë përshtatjen me “normalitetin” e ri.
Plani më i rëndësishëm i veprimit kundër ankthit
Për të shfrytëzuar përfitimet e mundshme nga ankthi, duhet të arrini të shndërroni shqetësimin tuaj në një proces të menduari. Niseni duke hedhur në letër apo në kompjuter të gjitha shqetësimet që ju sillen në kokë.
Ndaluni tek çdo shqetësim dhe pyesni veten:Çfarë informacioni i mëtejshëm, më duhet për ta adresuar secilin prej shqetësimeve të mia specifike? Ku mund ta gjej atë informacion? Për çdo shqetësim specifik, hartoni një plan veprimi. Sapo të keni bërë plane veprimi, ka të ngjarë të ndjeni një lehtësim të ankthit.
Po më pas? Pasi të keni renditur dhe adresuar problemet që e kanë shkaktuar ankthin tuaj, mund të shtoni ndonjë ose të gjitha opsionet e mëposhtme:
Bisedoni me miqtë dhe anëtarët e familjes, që po përshtaten më lehtë me situatën. Mësoni prej tyre sesi t’i ri-qaseni situatës, në mënyrë që ajo të duket më pak e tmerrshme.
Bëni diçka: Në vend se të shqetësoheni, bëni diçka, lëvizni. Një person që vuante nga ankthi më tha:”Isha shumë i shqetësuar për mungesat e ushqimeve. Pastaj, sapo nisa të bëra pazar në një dyqan, ankthi mu zhduk”.
Patriku më tha se ajo që e ndihmoi është së shkoi në dyqan bashkë me një mikun e tij. Ata biseduam, madje bënë shaka me situatën. Veprimi plus bashkëveprimi me miqtë, plus humori, është një formulë e shkëlqyer, për ta kapërcyer lehtë këtë situatë.
Më shumë opsione për t’u qetësuar
Dilni jashtë dhe shijoni rrezet e diellit, gjelbërimin e natyrës, dhe qiellin blu.
Dëgjoni muzikë; ajo ka fuqi të madhe për të qetësuar shpirtin, dhe për të rikthyer energjinë e munguar.
Stërvituni fizikisht, hani mirë dhe flini shumë për të qëndruar në një gjendje fizike optimale. Lodhja e zvogëlon aftësinë e zgjidhjes së problemeve, dhe në rastin më të keq shton mendimet negative.
Vlerësoni familjen dhe miqtë tuaj. Lërini mënjanë kritikat dhe hatërmbetjet. Gëzojuni shansit për të kaluar më shumë kohë së bashku.
Shfrytëzojeni ratin për t’u shprehur mirënjohje dhe vlerësim të tjerëve përreth jush.
Ji altruist. Ndihma ndaj të tjerëve, do t’ju bëjë të ndjeheni shpirtërisht më mirë.
Pranoje se je përgjegjës vetëm mbi atë mund të bësh ti personalisht. Pjesa tjetër, është në dorën e të tjerëve. Nëse i besoni një fuqie më të lartë, kjo gjë ka gjasa të të shërbejë për mirë në këtë periudhë.
Ndërsa kërkimi i informacioneve mund të jetë i dobishëm, balancojeni kërkimin e informacionit me shijimin e jetës. Bëni gjëra që keni dashur gjithnjë t’i bënit, por nuk keni pasur kohë.
Shfletoni thuajse çdo libër fetar që keni në shtëpi. Lutja, që fokusohet shpesh tek vlerësimi i gjerave që kemi, mund të jetë një mjet i fuqishëm përballë sfidave të vështira.
Që të ndiheni më mirë ndërsa po kalon kriza e koronavirusit, merreni situatën aktuale si një mundësi për të mësuar se si të përshtateni me ndryshimin.
Shënim: Susan Heitler, psikologe klinike e diplomuar në Universitetin e Harvardit në SHBA.
TIRANA TODAY