Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Në 70-vjetorin e Republikës, Kina përballet me sfida serioze ekonomike dhe politike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Në 70-vjetorin e Republikës, Kina përballet me sfida serioze ekonomike dhe politike

Nga Emily Feng “National Public Radio”

Rrugët kryesore, janë rrethuar prej disa ditësh me kordonë sigurie, duke bllokuar hyrjet për në restorante dhe bare. Qentë anti-eksploziv, qëndrojnë në gatishmëri aty pranë. Ekipet agjentësh sigurie të pensionuar patrullojnë nëpër trotuare, si pjesë e komiteteve vullnetare të vëzhgimit të lagjeve, të gatshëm për të raportuar edhe shenjën më të vogël të ndonjë sfide për sigurinë publike.

Normalisht, Pekini është një oazë qetësie gjatë festës vjetore të Javës së Artë që nis më 1 tetor. Por këtë vit është ndryshe. Kina po përgatitet të festojë jo vetëm një moment historik të rëndësishëm, 70 vjetorin e sundimit të Partisë Komuniste Kineze. Por ajo po e bën këtë në një periudhë veçanërisht të turbullt të pasigurisë ekonomike, dhe testimit të autoritetit të saj.

Me kremtimet e këtij viti, Kina e tejkalon zyrtarisht jetëgjatësinë në pushtet të çdo fuqie tjetër të madhe komuniste, konkretisht Bashkimit Sovjetik që u shemb në vitin 1991, në mesin e një vale reformash liberalizuese.

Kina është aktualisht në ankth, se mos e pret fati i BRSS. Por në prag të ditëlindjes së saj, Republika Popullore e Kinës, po has sfida serioze brenda dhe jashtë vendit. Festimet, që përfshijnë një paradë ushtarake me 15.000 trupa, 160 avionëve luftarakë, 580 tanke dhe armë të tjera, po cilësohen si një moment kryesor në historinë e Kinës, dhe një triumf mbi pushtimin e huaj dhe imperializmin.

Ato po shfrytëzohen edhe si një mundësi për të forcuar regjimin, teksa Republika Popullore po përballet me kundërshti në rritje, për shkak të një forme qeverisjeje më agresive dhe të centralizuar nën presidentin Xi Jinping.

“Partia po përballet me detyrën e vështirë të përmbushjes së pritshmërisë së njerëzve, për një jetë më të mirë. Tek e fundit, kjo është një nga shtyllat kryesore të legjitimitetit të Partisë Komuniste”- shprehet Adam Ni, analist mbi Kinën në Universitetin Markuej në Sidnej, Australi.

Ndërkohë në vend, po shtohen sfidat ekonomike strukturore. Ekonomia e Kinës, po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë në gati 30 vitet e fundit. Kjo rritje po zbehet edhe nga lufta tregtare te Shtetet e Bashkuara, por edhe nga epidemia e gripit të derrit, që ka rritur ndjeshëm çmimet e mishit të derrit.

Ndërkohë, muajt e protestave në Hong Kong, janë një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetin e Kinës mbi territorin, dhe një reagim potencialisht i sikletshëm ndaj kontrollit të saj të forte, që shpreson të ketë mbi ishull. Aty pranë, SHBA-ja ka rritur mbështetjen ushtarake për Tajvanin, të cilin Kina është zotuar ta “ ribashkojë” edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Pekini gjendet ndërkaq në syrin e kritikave të shtuara ndërkombëtare, për ndalimin dhe mbikëqyrjen e qindra mijëra njerëzve të minoriteteve etnike myslimane, veçanërisht ujë gurëve në rajonin perëndimor Xinjiang. Xi nuk përballet me ndonjë kërcënim të menjëhershëm të pozitës së tij si kryetar i partisë.

Atij i kishin mbetur edhe 4 vjet nga mandati i dytë. Por një ndryshim kushtetues i miratuar vitin e kaluar, i lejon atij të qëndrojë në detyrë deri në vdekje. Por shenjat e pakënaqësisë në radhët e partisë, mund të pengojnë aftësinë e tij për të zbatuar politikat e veta.

Parada ushtarake, që përmban një fjalim të Xi, do të jetë një kërkesë për unitet, pasi ai dhe mbështetësit e tij i adresojnë këto çështje dhe pakënaqësi të mundshme brenda radhëve të partisë. Festimet e përvjetorit, “janë një apel për bashkim, duke pasur parasysh vështirësitë e politikës së brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet partia”, thotë Uilli Uo-lop Lam, ekspert i politikës kineze në Universitetin Kinez të Hong Kongut.

Në fillim të shtatorit, Xi i paralajmëroi kuadrot e rinj në një fjalim të mbajtur në Shkollën e Partisë të Komitetit Qendror të PKK, për “një seri rreziqesh dhe sfidash kryesore me të cilat përballet vendi, duke shtuar se ruajtja e një shpirti luftarak, dhe forcimi i aftësisë për të luftuar është një domosdoshmëri, në përmbushje të objektivave të përcaktuara nga partia”.

Gjatë fjalës së tij, Xi përmendi në mënyrë të përsëritur “aftësinë për të luftuar”, një frazë e huazuar nga epoka e sundimtarit themelues të Kinës komuniste, Mao Ce Dun, që evokon revolucionin dhe pastërtinë ideologjike. Mesazhi i Xi për unitet dhe force, synon po aq audiencën ndërkombëtare, sa edhe qytetarët kinezë. Këtë javë, negociatori kryesor në fushën e tregtisë,

Liu Hi, do të shkojë në Uashington për raundin e 13-të të bisedimeve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Qeveria kineze po paralajmëron Uashingtonin, se gjatë bisedimeve tregtare, Kina nuk do të intimidohet dhe nuk do t’i nënshtrohet kërcënimeve dhe kërcënimeve nga SHBA”- mendon Lam. Kina është ndërkohë e etur të dëshmojë, se zotëron tashmë pajisjet e duhura ushtarake për të mbështetur ambiciet e saj në rritje.

Jashtë vendit, Ministria e Jashtme e Kinës, ka mbajtur ngjarje të shumta përkujtimore nga Brukseli në Vankuver të Kanadasë, për të festuar 70 -të vjetorin e qeverisjes komuniste me qytetarët e saj emigrantë. Por ata që kanë lindur dhe rritur në Kinë, dhe që sot jetojnë jashtë, nnuk janë dhe aq dakord me trashëgiminë e Partisë Komuniste Kineze.

Sidomos tani që Xi e ka intensifikuar kontrollin ideologjik dhe politik mbi akademinë, biznesin dhe politikën. Jangiang Çeng, fizikante dhe shkrimtare që sot banon në SHBA, thotë se është e pakënaqur me projeksionet shtetërore mbi identitetin kinez, që sipas saj po ngushtohet nën suazat ideologjike.

“Sipas zyrtarëve të Pekinit, ka vetëm një mënyrë të qartë për të qenë kinezë, teksa Kina po përpiqet të formësojë me forcë identitetet e pakicave etnike, për të qenë më afër asaj të kinezëve Han- thotë ajo.

“Shpesh pyes veten se si mund të festoj 1 tetorin, kur regjimi që ai përfaqëson e kaloi pjesën më të madhe të historisë së tij 70-vjeçare duke shkatërruar gjithçka që unë e cilësoj të dashur për kulturën dhe historinë e Kinës”- shprehet për NPR, Taisu Zhang, profesor në Shkollën Juridike të Jeilit, SHBA.

“Tek e fundit, të gjitha këto kontradikta, janë pashmangshëm pjesë e asaj që do të thotë të jesh sot kinez, gjë që është diçka së cilës unë s’mundem t’i shmangem”- theksoi ai./ TIRANA TODAY

Tags: 70-vjetorinekonomikekinapolitikeRepublikëssfida serioze

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Rama: Forca Erion, ne jemi me ty

Rama: Forca Erion, ne jemi me ty

1964/ Kur shteti afrikan i Zambias, pretendoi të çonte njeriun e saj në hapësirë

1964/ Kur shteti afrikan i Zambias, pretendoi të çonte njeriun e saj në hapësirë

Shpallet në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi

Shpallet në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com