E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

“Ne 4 gjëra, ajo 24. Me masazhier personal”, kërkesat e Ornella Muti-t

Mbrëmjen e së premtes erdhi për publikun shqiptar spektakli i përvitshëm “Krishtlindje në Tiranë”. Emrat e njohur të muzikës shqiptare sollën atmosferën e Krishtlindjeve, në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

Nën drejtimin e producentit Sokol Guga e Manjola Nallbanit, edicioni i gjashtë erdhi me përmasa të jashtëzakonshme. E veçanta e këtij edicioni ishte ardhja e popstar-it italian Alex Palmieri dhe aktores Ornella Muti.

Producenti Guga ndau me shikuesit e emisionit ‘Rudina’ disa momente pikante të ardhjes së aktores, pasi siç e tha dhe ai, kushtet e saj ishin tejet të larta. Diva me famë ndërkombëtare kishte kërkesa shumë të larta, duke përfshirë edhe masazhierin e saj personal, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.

Masazhieri i shkonte në hotel, në dhomë. Pra, sa herë ajo vinte nga një udhëtim apo drekë që kishin organizuar, donte masazhierin e saj personal. Dhe nuk kishte diskutim që edhe të qëndronte në një hotel me 5 yje.

“Unë kisha 3 vite që komunikoja me të, sigurisht që ajo nuk e kishte në axhendën e saj për ardhur 3 vite më parë, e shtymë dhe ky ishte viti ideal për të qenë ajo në Tiranë.

E pranoi me shumë kënaqësi ftesën. Unë i thashë që nëse do të duhet të dërgoj një charter privat, do ta bëj dhe këtë. Unë të dua në Tiranë, shqiptarët të duan, ne i kemi adhuruar filmat tuaj. Unë kam qenë ende i vogël, por në fillim të viteve 90-të të gjithë shqiptarët e shikonin Ornella Muti-n, ishin të dashuruar me të”, tha Guga.

“Ornella Muti është një artiste jo aq e lehtë për t’u marrë dhe për t’u përshtatur me të. Ishte një artiste që kishte kërkesa shumë të larta. Por të paktën në kontratën që ne kemi bërë, ajo kërkonte që të kishte masazhierin e saj personal, gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.

Gjë që për ne ishte pak habi. Ne 4 gjëra kërkonim ne shqiptarët, ajo 24. Masazhieri i shkonte në hotel, në dhomë. Ajo sa herë që vinte nga një udhëtim apo drekë që kishim organizuar, donte masazhierin e saj personal. Hotelin duhet ta kishte me 5 yje patjetër“, tregoi ai më tej.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Disiplina pezullon me dy ndeshje trajnerin e Bylisit, dënohet edhe Partizani

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë vendimet e fundit, në lidhje me javën që lamë pas në kampionatin shqiptar. Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan është pezulluar...

Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Gjermania ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë...

Maqedonia e Veriut publikon pagat e kabinetit, Zaev paguhet më pak se Rama

Maqedonia e Veriut ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet...

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të plotësohen vakancat në Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, zhvilluan një takim ditën e sotme me kreun e Këshillit...

Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar për situatën ekonomike në vend. Meta shprehet se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe...