E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

Ja si qeveritë antishqiptare e zhytën popullin rural në mjerim

Nga: Mentor Kikia

Duhani ka qenë kultura që përbënte zërin e dytë më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare pas kromit, në kohën e ekonomisë së centralizuar.

Gjatë asaj kohe, me duhanin punonin 40 mijë familje, ose 200 mijë njerëz. Fitimet ishin të mëdha. Eksporti ishte i sigurtë. Cilësia ishte maksimale. Mbi të gjitha, duhani rritet në toka të varfëra dhe nuk kërkon as vaditje apo shërbime të shumta. Sipas ekspertëve, fitimi në këto toka është 5 herë më i madh kur mbillen me duhan, se me çdo kulturë tjetër.

Në grahmat e fundit të ekonomisë socialiste, në 1989, Shqipëria eksportoi 20 mijë ton duhan gjethe dhe 3600 ton cigare.

Më pas nisi shkatërrimi dramatik i ekonomisë. Duke punuar për interest e importuesve të cigareve, qeveritë e shkatërruan industrinë e përpunimit. Sot, në Shqipëri, ku prodhohen unifromat e ushtrisë italiane, ku qepen veshjet e markave më të njohura në BE, ku përpunohet peshku që vjen nga Belgjika e Franca, nuk ka asnjë fabrikë përpunimi duhani.

Qeveritë, njëra pas tjetër, e groposën këtë industri. Shkatërruan kultivimin, duke zhytur në mjerim popullistë që jetojnë në zonat që ishin tërësisht duhan kultivuese. U shkatërrua Instituti i Duhanit në Cërrik, institucioni kërkimor e shkencor më i rëndësishëm në rajon. Sot rendimenti, aty ku mbillet, është mjeran. Farërat nuk përshtaten në zonat ku mbillen dhe konsulenca shkencore dhe agronomike është zero.

Përfundimi: Në vitin 2017 janë grumbulluar 600 ton duhan dhe në 2018, 413 ton.

Qeveritë vazhdojnë dhe tregojnë përralla me subvencione plastmasi për serat. Ndërsa fshatarët kanë braktisur masivisht tokat, duke punuar si argatë në fushat me duhan të fermerëve grekë, italianë e gjetkë.

Pyesni përse janë të varfër shqiptarët? Pyesni pse shqiptarët vazhdojnë ta braktisin vendin?

P.S: Nëse dikush është shumë kurioz të mësojë se si bashkëpunon një qeveri e dobishme me fermerët e saj, të marrë mundimin deri në Maqedoni, në Prilep, një rajon tërësisht duhan kultivues.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritet numri i viktimave dhe të infekuarve nga koronavirusi në vend

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

Nga: Genc Pollo “Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur...

Koronavirusi, Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 shkurt

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë...

“Hakmarrja është e pashmangshme”/ Lideri i Iranit kërcënon Donald Trump-in

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e...

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 289 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga...