Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID-19.
Raportohet se janë shëruar 28 persona, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 561.
Njoftohet se që nga data 08 shkurt në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste.