COVID-19/ Ahmetaj: Ja sa parashikohet dëmi ekonomik që do të pësojë Shqipëria

Ministri Arben Ahmetaj në emisionin “Opinion” rrëfeu se dëmi ekonomik që do të pësojë Shqipëria si pasojë e COVID-19, parashikohet të jetë më shumë se 1 miliardë dollarë.

Ahmetaj në vijim theksoi se sektori më i prekur do të jetë ai i prodhimit:

“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqind.

Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit. Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqind dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet.

Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë”.